LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me provimet e lirimit/ Pyetjet pa kuptim të testit

29 Qershor 2019, 10:45, Aktualitet CNA
Skandali me provimet e lirimit/ Pyetjet pa kuptim të testit

Ministrja e Ramës për Arsimin, Besa Shahini vetëm gjashtë muaj pasi ka marrë drejtimin e kësaj ministrie, tashmë ka dhënë provat e para të dështimit.

Provimet e Maturës ishin prova e saj e parë, por që dështoi me sukses.

CNA.al në vijimësi ka denoncuar skandalet që kanë shoqëruar provimet e Maturës Shtetërore këtë vit, duke filluar që nga testet skandaloze, pyetjet jashtë programit, dalja e tezës së provimit, apo edhe vonesa në daljen e përgjigjeve, me urdhër direkt të Besa Shahinit.

Por, këto nuk janë të vetmet. Përveç provimeve të Maturës Shtetërore, skandale të tilla kanë ndodhur edhe në lidhje me provimet e lirimit, për nxënësit që mbarojnë arsimin 9-vjeçar.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e CNA.al, probleme të shumta janë konstatuar edhe në tezen e Gjuhës në provimet e klasës së 9-të, ku kishte në pyetje të vlerësuar me dy pikë, e cila nuk perfshihet fare në program.

Konkretisht pyetja 2; thotë: ?Trego mënyren dhe kohën e foljes, bëhet fjalë për mënyrën dëftore, koha e ardhme e së shkuarës. Kjo kohë nuk bëhet fare në program me krrikulën e re, po me sa duket hartuesit e tezes ende nuk e dinë.

Gjithashtu edhe pyetja numër 13 me alternativë në lëndën e Matematikës, ishte e formuluar gabim dhe asnjë mësues matematike nuk e dinte ku donin të dilnin me atë pyetje.

Sesi e kanë vlerësuar korrigjuesit, nisur nga çelësi i zgjidhjes që u ka ardhur mbetet për t?u parë kur të dalin rezultatet.

Tashmë lindin pyetjet, kush i harton tezat e provimit të lirimit?

A ndiejnë ndopak përgjegjësi dhe a informohen se çfarë bëhet në shkolla me kurrikulen e re që e trumbetuan si arritje të madhe?

Konkretisht jo. Këtë e tregon teza e Gjuhës Shqipe.

Pyetja numër 20, në të cilën u kërkohet nxënësve të gjejnë mënyrën dhe kohën e një foljeje të cilën nuk e kanë bërë aspak në program në asnjë klase të ciklit 9-vjeçar.

Që do të thotë, nxënësit janë penalizuar me 2 pikë, aq sa kishte kjo pyetje, ose në rastin më të mirë është futur kopje. Edhe teza e Matematikës , pyetja numër 13 ishte e ndërtuar gabim.

Nxënësve u kërkohej të gjenin mesataren e dy numrave të njëpasnjëshëm dhe asnjë prej alternativave nuk ishte e saktë për t?u rrethuar. Në ç?mënyrë është korrigjuar kjo pyetje sipas çelësit të zgjidhjes, vënë në dispozicion të korrigjuesve mbetet për t?u parë kur të dalin notat e lëndës së Matematikës./ CNA.al

Prova e parë/ Dështon ministrja e Ramës

Ministrja e Ramës përfshihet sërish në skandal/ Si dështoi Matura Shtetërore

Ministrja e Ramës përfshihet sërish në skandal/ Si dështoi Matura Shtetërore

Skandali me testet e Maturës/ Zbardhen të tjera detaje

Ministrja e Arsimit teston mësuesit e 9-vjeçares, me testet e maturantëve

Skandali me provimet/ Ja si ministria e Arsimit pezullon maturantët për shkollim jashtë vendit

Ministrja e Arsimit teston mësuesit e 9-vjeçares, me testet e maturantëve

Ministrja e Ramës përfshihet sërish në skandal/ Si dështoi Matura Shtetërore

 

Lajmet e fundit nga