Connect with Us

KZAZ në shkolla/ Shpërthen Voltana Ademi: Do informojmë OSBE-në

Aktualitet

KZAZ në shkolla/ Shpërthen Voltana Ademi: Do informojmë OSBE-në

Publikuar

-

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, ka reaguar e indinjuar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur mbi shkeljen e urdhërit të saj nga KQZ-ja për të mos lejuar vendosjen e materialeve zgjedhore në KZAZ nr.4 që ndodhet në palestrën e shkollës 9-vjeçare  “Edith Durham”.

Ademi shkruan se “po dokumentojmë hap pas hapi të gjitha këto akte të pakuptueshme ndaj pronave të qeverisjes vendore dhe po informojmë institucionet vendase dhe të huaja, si OSBE-ODIHR”.

Reagimi i plotë

KOMUNIKIM ME MEDIAT DHE QYTETARËT NGA BASHKIA E SHKODRËS

E indinjuar për mosrespektimin e urdhërit tim në lidhje me ambientet publike në pronësi të Bashkisë Shkodër nga KQZ-ja, urdhër i bazuar në Kushtetutë, Dekretin e Presidentit të Republikës, Ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Në cilësinë e kryetares së Bashkisë së Shkodrës, denoncoj publikisht ndërhyrjen e jashtëligjshme në institucionet në pronësi të qeverisjes vendore nga ana e Policisë së Shtetit.

LEXO EDHE:  Borchard i nxori gishtin e mesit protestuesve/ OSBE nis hetimet për ambasadorin

Këto veprime të pastra diktatorialo-politike, për hapjen e dhunshme me thyerje e dëmtim të institucioneve publike, po dhunojnë haptas dhe ditën për diell vlerat demokratike. Gjithashtu janë duke njollosur të drejtën e votës së lirë, të pa manipuluar, të barabartë apo të blerë nga mafia.

Ne po monitorojmë dhe dokumentojmë hap pas hapi të gjitha këto akte të pakuptueshme ndaj pronave të qeverisjes vendore dhe po informojmë institucionet vendase dhe të huaja, si OSBE-ODIHR.

Ne kemi qenë, jemi dhe do të vazhdojmë të punojmë e lufftojmë për një Shqipëri brenda familjes Europiane, e cila dinjitetin dhe lirinë e personit njerëzor i vlerëson shtylla të zhvillimit./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Brenda ditarit të Anisa Josifit zbulohen citimet e pastorit/ Akil Pano: Jam shumë i prekur!

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja janë publikuar në lidhje me tregjedinë e ndodhur në Kombinat disa ditë më parë ku u gjetën të pajeta nënë e bijë.

Në emisionin “Open” u publikua një pjesë nga ditari i familjes Josifi.

Shënimet datojnë që nga viti 2006 dhe në atë kohë vajzat kishin shënuar në ditarin e tyre disa pjesë nga një ligjirim i pastor Akil Panos. I ftuar në studio, Pano tha se nuk e mbante mend këtë fakt, por shtoi se ai ndihej i prekur dhe i trishtuar.

“Unë jam një person publik, kisha jonë është publike. As unë dhe asnjë nga udhëqeqësit e kishës sonë nuk është njohur personalisht me to. Kjo e bën dhimbjen më të madhe tek unë, kur shikoj se një ligjërim i imi është pjesë e kujtimeve të atyre vajzave.
Vajzat kanë qenë anëtare të një kishe për 3 vite në Tiranë, në fund të 3 vjeçarit ato u shkëputën nga kisha Ungjillore. Unë kam marrë kontakte me pastorin dhe nuk kam marrë shumë detaje për largimin e tyre. Nga ky element jam shumë i prekur nga këto detaje, jam i trishtuar. Ato shënime janë aty dhe mund t’i lexojnë të gjithë”, u shpreh pastori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dosjet e hapura/ Në parlament, gjykata e polici ka ish-sigurimsa

Publikuar

-

Nga

Dosjet e hapura/ Në parlament, gjykata e polici ka ish-sigurimsa

Gentiana Sula, Kryetare e Autoritetit për Informim për Dosjet e Sigurimit të Shtetit, tregon në “Syri Tv” për Çim Pekën se nga dosjet e hetuara për deputetët në parlament del se brenda foltores ka ish-sigurimsa.

“Sot deri tani që po flasim mund të numërojmë deri në 4 mijë dosje të zbardhura. Janë dy nene ku hetojmë, që është për zyrtarët e lartë dhe për të zgjedhurit vendorë. Unë mendoj që parandalimi ka funksionuar. Ajo që na shqetëson është fakti se institucioni jonë nuk lëviz kryesisht por lëviz me kërkesë. Ne kemi gjetur 2 % të parlamentit të kaluar që kanë qenë të përfshirë në Sigurimin e Shtetit.

Po ju them vetëm kaq që pas një personi janë gjetur 68 bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Reforma në drejtësi ka qenë një moment i mirë për të bërë një verifikim të figurave. Nga 480 dosje që kemi verifikuar në drejtësi, vetëm në 11 janë gjetur përfshirje në dosjet e Sigurimit. Nga 78 kandidatë në polici, 5 janë me dokumenta të Sigurimit të Shtetit. Sot që flasim kemi 9 procese gjyqësore ndaj nesh, ku 7 i kemi fituar dhe 2 janë në Apel”, tha Sula. 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Publikuar

-

Nga

Kapja e “peshqve të mëdhenj”?! Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim thotë se Reforma në Drejtësi duhet të tregojë rezultate.

Teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla në lidhje me çështjen e shumëpërfolur për arrestimin e të ashtuquajturve ‘peshqit e mëdhenj’, Kim u tregua e rezervuar, ndërsa dha mesazhin e qartë që kjo reformë duhet të vijojë përpara.

Ajo theksoi ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesë Shqipërisë, por në fund të ditës i takon vendit të vendosë për veten.

Ambasadorja Kim: Mendoj që nëse e doni dhe luftoni për të, dhe i kushtoni pak kohë dhe përpjekje, po, e besoj. Mendoj që ajo që nuk ka për të ndodhur është një proces i menjëhershëm. Nuk ndodh. Nuk është që papritur, do keni një sistem gjykatash 100% të përsosur. Nëse prisni këtë, do të zhgënjeheni. Ajo që do të ndodhë është që do të shihni përparim, pastaj do të shihni diçka të tmerrshme, pastaj përparim përsëri. Siç e thashë, është si të shohësh baticën dhe zbaticën. Nuk është një proces i thjeshtë, i qartë linear.

LEXO EDHE:  “OSBE e konsumuar”/ Çipa: E paaftë të zgjidhë problemet shqiptare

LEXO EDHE:  Kodi i sjelljes së deputetëve/ OSBE përshëndet pr.vendimin

Sokol Balla: Teksa jemi në ujëra, le të flasim për peshqit, peshqit e mëdhenj. Po presim që të kapen, por ju sugjeroni që të presim?

Ambasadorja Kim: Mendoj që ju …

Sokol Balla: E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Peshqit e mëdhenj?
Ambasadorja Kim: E dini, sapo kam arritur gjashtë muaj më parë dhe e di cila është puna ime. Dhe siç ju kam thenë, dhe mendoj se populli shqiptar e di këtë, unë jam njeri shumë praktik. Dhe ajo që kam thënë është që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të këmbëngulim, dhe reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate. Nuk jam sistemi gjyqësor.

LEXO TE PLOTE