Inter përgatit ‘bombën’ e merkatos/ Kërkon informacione për galaktikun e Madridit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Inter përgatit ‘bombën’ e merkatos/ Kërkon informacione për galaktikun e Madridit

Publikuar

-

Interi duket se ka nisur nga puna për merkaton e verës dhe po punon në qetësi. Ardhja e Conte në krye të stolit zikaltër, ka rikthyer edhe shpresën se mund të luftohet për titullin kampion, megjithatë drejtuesit e dinë mirë se duhet fillimisht të bëjnë një merkato cilësore dhe më pas të nisin kampionatin.

“Sport Mediaset” raporton se drejtuesit e Interit kanë pasur një takim me drejtues të Real Madridit ku është folur në lidhje me mundësinë e transferimit të uellsianit Gareth Bale në Milano. Aktualisht nuk bëhet fjalë për një ofertë konkrete që mund të kenë bërë zikaltër, pasi gjithçka është vetëm në kuadrin e interesimit.

LEXO EDHE:  Nuk mjaftohet vetëm me Icardin dhe Naiggolan/ Conte i tregon derën një tjetër titullari

Zikaltërit kanë kërkuar informacion në lidhje me kushtet që duhen plotësuar, ndërkohë që mediat raportojnë se Reali është i gatshëm ta lejojë të largohet edhe në huazim, vetëm që të mos ketë shpenzime me pagën e tij. Tashmë, mbetet të shihet vetëm nëse Interi është i gatshëm të përmbushë kërkesat e Bale, i cili te Reali paguhet 15 milionë euro në sezon.

Aktualitet

Ylli televiziv nuk i lë vend imagjinatës/ I tregon të gjitha linjat e trupit në fustanin e tejdukshëm

Publikuar

-

Ylli televiziv Megan Barton Hanson është përfolur shumë nga mediat për lidhjet e saj me vajzat e tjera të showbizit.

Por duket se kjo nuk i intereson aspak. Së fundi Megan i ka befasuar të gjithë me ndryshimin në pamjen e saj.

Bukuroshja e televizionit shafqet shumë joshëse me flokët e saj me nuancë rozë. Por ajo që ka tërhequr gjithë vëmendjen e paparacëve është fustani i saj, i cili nuk i lë shumë vend imagjinatës.

LEXO EDHE:  Nuk mjaftohet vetëm me Icardin dhe Naiggolan/ Conte i tregon derën një tjetër titullari

Qartazi mund të dallohen të gjitha linjat e saj trupore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Me shapka dhe bluzë kuq e zi/ Kujtim Gjuzi poston foton në breg të detit

Publikuar

-

By

lsi drejt falimentimit

Deputeti i listës së Lulzim Bashës, Kujtim Gjuzi ka tërhequr sërish vëmëndjen sot, nëpërmjet veshjes së tij.

Deputeti Gjuzi ka publikuar në rrjetet sociale, një foto duke qëndruar në breg të detit, ku shfaqet me shapka të bardha dhe një bluzë të kuqe që ka në sfond shqiponjën e flamurit kombëtar, si dhe një palë pantallona të shkurtra sportive në ngjyrë blu.

LEXO EDHE:  Gareth Bale te Bayerni?/ Kovac tregohet i sinqertë

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I ofrojnë 35 milionë euro në sezon/ Ja kush është klubi i marrosur pas Gareth Bale

Publikuar

-

Nëse Gareth Bale thotë “po”, brenda pak orësh mund të shndërrohet në një nga 2-3 futbollistët më të paguar në botë.

Sigurisht, për ta bërë një gjë të tillë duhet të pranojë një ofertë që i ka ardhur nga Kina, ku sigurisht milionat nuk mungojnë.

E përditshmja britanike “Telegraph” raporton se Beijing Gouan, klubi me qendër në Pekin, i ka ofruar uellsianit një kontratë prej rreth 35 milionë eurosh në vit, që do ta bënte atë futbollistin më të paguar në Azi dhe jo vetëm.

LEXO EDHE:  Nuk mjaftohet vetëm me Icardin dhe Naiggolan/ Conte i tregon derën një tjetër titullari

Tani mbetet të mësohet nëse Bale do të vendosë të braktisë Europën, apo do të vazhdojë luftën e tij me Real Madrid, duke insistuar që të largohet nga dera kryesore e jo në mënyrën se si po mundohen ta largojnë nga “Los Blancos”.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending