LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Doris Pack "shuplakë" Ramës/ Zgjedhjet pa opozitën, farsë

29 Qershor 2019, 18:09, Aktualitet CNA
Doris Pack "shuplakë" Ramës/ Zgjedhjet pa opozitën,

Ish eurodeputetja Doris Pack ka reaguar lidhur mbi situatën politike në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shprehet se procesi i zgjedhjeve është farsë, se dekreti presidencial duhet respektuar, ndërsa shton se nëse OSBE njeh këto zgjedhje, është bashkëfajtore.

?Në një vend demokratik, asnjëherë asnjë kryeministër nuk do të vepronte kundër dekretit të presidentit të vendit dhe duhej t?i përmbahej. Gjykata duhej që të pengonte zgjedhje që nuk janë në përputhje me dekretin e presidentit.

Por qytetarët çfarë duhet të bëjnë? Ata duhet të dinë se zgjedhjet pa opozitën janë një farsë. Nëse OSBE njeh zgjedhjet, kjo e bën bashkëfajtore.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga