LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blushi i Metës ironizon Hajdarin/Shiko vettingun e mamit

29 Qershor 2019, 10:56, Aktualitet CNA
Blushi i Metës ironizon Hajdarin/Shiko vettingun e mamit

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me faktin se deputetja demokrate, Rudina Hajdari, sipas tij, nuk e ka respektuar heshtjen zgjedhore.

Hajdari ka bërë publikime në faqen e saj në Instagram, ndërsa Blushi ndihet “i zhgënjyer” që Hajdari nuk e respekton “‘heshtjen zgjedhore’ të partisë së saj të re që shkon nesër në votime”.

?I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton “heshtjen zgjedhore” të partisë së saj të re që shkon nesër në votime.

Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që i bën mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t’i kalojë mami vettingun.? ka shkruar Blushi./CNA.al

Lajmet e fundit nga