LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet vendore/ Vendet e BE thirrje opozitës: "Të pengohet çdo lloj dhune"

28 Qershor 2019, 13:17, Aktualitet CNA
Zgjedhjet vendore/ Vendet e BE thirrje opozitës: "Të pengohet

Ambasada e Suedisë në Shqipëri dhe Ambasada e Gjermanisë kanë shpërndarë një deklaratë të ngjashme si delegacioni i BE lidhur me zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Ambasada e Suedisë bën thirrje se qyetatëve në Shqipëri duhet t’i garantohet e drejta për të votuar.

“Qytetarët shqiptarë duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në mënyrë të rregullt  dhe paqësore. Duke pasur parasysh votimet që do të zhvillohen më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit të mos pengohen.

Demonstrata e zhvilluar në Tiranë më 21 qershor ishte paqësore dhe të njëjtat vlera dhe parime demokratike duhen ruajtur çdo fundjavë.  Çdo veprim i dhunshëm apo çdo formë nxitje për dhunë janë absolutisht të papranueshme në çfarëdo rrethane. Të gjitha palët polititike duhet të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin retorikën provokuese. Procesi i votimit do të vëzhgohet  nga një mision ndërkombëtar i drejtuar nga OSBE/ODHIR që përfshin vëzhgues nga disa vende anëtare të Bashkimit Europian.

Të gjitha palët duhet të angazhohen në një dialog të mirëfilltë sa më shpejt që të jetë e mundur për të kapërcyer  situatën aktuale politike në vend në mënyrë që t’i përqendrojmë  përpjekjet e tyre në procesin e reformave në rrugën e saj drejt BE”, thuhet në deklaratë e ambasadës suedeze.

Një reagim që shkon në të njëjtën rrjedhë me BE ka bërë edhe Ambasadorja gjermane, Susanne Schüt  për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira. Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do  të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it.Të gjitha palët  duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi.  Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Schüt./CNA.al

Lajmet e fundit nga