LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Zgjedhjet me 30 qershor”/ Zyrtari i lartë amerikan nxjerr blof Ilir Metën

28 Qershor 2019, 16:24, Aktualitet CNA
“Zgjedhjet me 30 qershor”/ Zyrtari i lartë amerikan nxjerr blof

Zv.ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, i pyetur rreth zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri gjatë një interviste për ?Zërin e Amerikës? theksoi se ato do të zhvillohen me 30 qershor dhe SHBA pret që të jenë të qeta.

Sipas Palmer, pas zgjedhjeve do të krijohet Gjykata Kushtetuese dhe kriza do të zgjidhet përmes institucioneve.

?Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Shpresojmë që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit?,-tha Palmer.

Palmer shtoi se SHBA do të ketë njerëzit e saj në terren për të vëzhguar zgjedhjet dhe qytetarët nuk duhet të pengohen nga askush për të marrë pjesë në to,

?Është një situatë më pak se ideale, që zgjedhjet vendore të zhvillohen pa pjesmarrjen e opozitës, por kjo nuk do të thotë që zgjedhet në vetvete nuk janë të vlefshme. Njerëzit do të kenë mundësi të dalin për të votuar, për të shprehur mendimin e tyre, askush nuk duhet t?i pengojë për këtë. Njerëzit që duan të marrin pjesë, që duan të votojnë, duhet të jenë të lirë ta bëjnë këtë. Të zgjedhurit duhet të lejohen të fillojnë detyrën dhe të qeverisin. Ne do të kemi njerëzit tanë në terren, në kuadër të misionit vëzhgues të ODIHR-it, por edhe në mënyrë të pavarur, me ekipe vëzhguesish të ambasadës, për të parë se si do të shkojnë gjerat. Ne shpresojmë që më 30 qershor gjithçka të jetë sa më qetë e paqësore?,-deklaroi zyrtari i lartë amerikan./CNA.al

Lajmet e fundit nga