Connect with Us

Zgjedhjet lokale/ KQZ zhvendos Qendrat e Votimit në ambiente private

Aktualitet

Zgjedhjet lokale/ KQZ zhvendos Qendrat e Votimit në ambiente private

Publikuar

-

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur që 17 Qendra Votimi në qytetin e Kukësit të zhvendosen në ambiente private.

Ky vendim i KQZ vjen pasi bashkia e Kukësit nuk ka lejuar që të përdoren ambientet publike që janë në varësi të Bashkisë.

Ky lajm është përhapur nga Partia Socialiste në Kukës, e cila, përmes një njoftimi, bën të ditur, se këto Qendra Votimi janë në qytetin e Kukësit, si dhe në Njësitë Administrative: Tërthore, Shtiqën, Bicaj dhe Zapod.

LEXO EDHE:  Gara për komisioner i KQZ/ Ilirjan Celibashi "surpriza" e mazhorancës

Qendrat e tjera të Votimit, do të jenë në të njëjtat ambiente, ku janë zhvilluar votimet edhe më parë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Policia operacion ‘blic’ në Durrës/ Arrestohen dy persona

Publikuar

-

Nga

Policia operacion ‘blic’ në Durrës/ Arrestohen dy persona

Pasditen e sotme  në zonën e plazhit në Durrës policia ka realizuar një operacion blic anti-drogë dhe janë arrestuar dy persona.

Mësohet së këta persona kishin kohë që ishin shpallur në kërkim nga policia, por ditën e sotme është bërë e mundur kapja e tyre.

Sipas qytetarëve ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por policia sqaroi se ishin një operacion anti-drogë që përfundoi me 2 të shoqëruar, ndërsa ende nuk dihet çfarë u është sekuestruar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rakip Suli ‘zbret nga kali’ Xhelal Mziun/ Bashkia investim në rrethrrotullimin qendror të Kamzës

Publikuar

-

Nga

Rakip Suli 'zbret nga kali' Xhelal Mziun/ Bashkia investim në rrethrrotullimin qendror të Kamzës

Kreu i Bashkisë Kamëz , Rakip Suli ka njoftuar se hyrja në këtë bashki nuk do të jetë më e njëjta nëpërmjet ‘Bulevardit Blu, por shumë shpejt do quhet Bulevardi ‘Nënë Tereza’.

Në sheshin qendror të Kamzës do të vendoset një statujë e humanistet shqiptare, ndërsa në rrethrrotullimin qendror  nuk ndodhet më statuja e djalit me kalë, por është kthyer në një hapësirë të gjelbër. Mesa duket Suli e ka “zbritur nga kali’ rivalin e tij Xhelal Mziu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ku e ke bllokun, po floririn”/ Qytetatët “kryqëzojnë” Metën në rrjetet sociale

Publikuar

-

Nga

“Ku e ke bllokun, po floririn”/ Qytetatët “kryqëzojnë” Metën në rrjetet sociale

Presidenti Ilir Meta aktualisht ndodhet nën hetim nga Komisioni Hetimor, pasi akuzohet për shkelje të Kushtetutës.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit dhe pas daljes së rezultatit ku partia e tij pësoi disfatë të madhe, Meta ka shmangur daljet televizive, duke ia lënë këtë stafetë zëdhënësve të tij.

Por ditën e sotme kreu i shtetit është shfaqur i shqetësuar sa i takon fenomentit të pastrimit të parave, ku përmes një postimi në rrjetin social i ka bërë thirrje SPAK që të nis menjëherë hetimet për këto veprime antiligjore.

Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore”, shkruan Meta.

Por ajo që bie në sy janë komentet e shumta që vijnë në adresë të presidentit dhe akuzat që hedhin ndaj tij, duke i përmendur çdo aferë korruptive që mund të jetë i përfshirë.

LEXO EDHE:  Dokumenti/ KQZ nën hetim për një tender me vlerë 60 milionë lekë

LEXO EDHE:  Letra e PS-LSI/Rama reagon ashpër: Idiotësira! Larg qoftë të detyrojmë KQZ!

Të shumtë janë ata që i kujtojnë vjedhjen e floririt në Kërrabë dhe që i kërkojnë të tregojë se ku e ka fshehur, ndërsa ka edhe nga ata që i kujtojnë bllokun e zi, ku u kap në videopërgjim me ish ministrin e tij, të ndjerin Dritan Prifti.

Pakënaqësia dhe dëshira për të mos e parë më në skenën politike nga ana e qytetarëve duket se është shumë e madhe. Një komentues, i përmend daljet e fundit presidentit, ku shfaqej i dehur dhe një tjetër që shprehet se Meta me sjelljen e tij prej rrugaçi nuk mund të përfaqësojë qytetarët e ndershëm.

Fundi i Metës jo vetëm me partinë e tij, por edhe me Presidencën duket se është i afërt. Komisioni Hetimor po ecën me ritmet e duhura, ku pas seancës së sotme caktoi datën 18 maj për të mbajtur seancën dëgjimore me Metën./CNA.al

LEXO TE PLOTE