LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhjet e së Dielës/ Njihuni me mesazhin e Astrit Patozit

28 Qershor 2019, 20:00, Aktualitet CNA
Zgjedhjet e së Dielës/ Njihuni me mesazhin e Astrit Patozit

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i qenë prezent në studion e emisionit ?Java? në RTSH ka përcjellë një mesazh për zgjedhjet e kësaj të diele.

Patozi i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Bindjen demokratike për të vendosur një gurë themeli në rrëzimin e qeverisë Rama.

?Unë do i thoja çdo shqiptari që beson se modeli i rilindjes është shëmtuar sepse realishtë është i keq që kanë një mundësi dhe kjo është Bindja Demokratike dhe do i thoja mos e humbin këtrë shans. Çdo zgjedhës ka një mundësi për të vënë një gurë në rrëzimin e kësaj qeverie. Në këto zgjedhje ne duhet të japim një sinjal që ta kemi më të lehtë ta rrëzojmë këtë qeveri në zgjedhjet e radhës duke ndryshuar sistemin. Jepini vetes një shans voto bindjen demokratike duke e dobësuar këtë qeveri dhe duke e bërë më të mundshme rrëzimin e kësaj qeverie në zgjedhjet e ardhshme.?,-tha Patozi./CNA.al

Lajmet e fundit nga