LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shqiptarët nuk duan kaos"/ Manastirliu: Në 30 qershor votohet për të mirën e vendit

28 Qershor 2019, 10:11, Aktualitet CNA
"Shqiptarët nuk duan kaos"/ Manastirliu: Në 30 qershor

Ministrja e Shëndetësisë, Orgeta Manastirliu, ka thënë se shqiptarët në 30 qershor do të votojnë për stabilitetin e vendit.

Manastirliu shkruan në rrjetet sociale se shqiptarët duan paqe dhe zhvillim për vendin, jo zjarr dhe kaos.

Statusi i plotë i Ministres Manastirliut

Në 30 qershor do të votohet!

Do të votohet sepse qytetarët shqiptarë do të zgjedhin përfaqësuesit lokalë, të cilët do të qeverisin bashkitë e tyre për 4 vitet e ardhshme!

Do të votohet sepse qytetarët shqiptarë e duan vërtetë Shqipërinë si gjithë Evropa. Dhe në Evropë qytetarët votojnë, ndërsa politikanët nuk i fshihen zgjedhjeve dhe ballafaqimit me qytetarët!

Do të votohet sepse unë, ti, të gjithë qytetarët shqiptarë kemi vendosur t?i rrisim fëmijët tanë në këtë vend!

Do të votohet sepse qytetarët shqiptarë duan paqe dhe zhvillim për vendin ku kemi vendosur të jetojmë, jo zjarr, kaos dhe shkatërrim.

Në 30 qershor do të votohet, sepse shqiptarët do të ndahen një herë e përgjithmonë nga ajo politikë, që në 3 dekada ka dashur të mbjellë urrejtje dhe përçarje.

Në 30 qershor do të votohet dhe qytetarët shqiptarë do të zgjedhin Shqipërinë Europiane!/CNA.al

Lajmet e fundit nga