LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Shpërthen" Dashamir Shehi/ Palmer nuk është Papa

28 Qershor 2019, 21:11, Aktualitet CNA
"Shpërthen" Dashamir Shehi/ Palmer nuk është Papa

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar intervistën e Zv.Ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës.

Sipas Shehit, Palmer nuk është Papa është thjesht një nënpunës politik që mund të ndryshojë qëndrim nesër.

?Përtej asaj që ka thënë Palmer, se nuk është Papa, një nëpunës politik është që nesër mund të ndryshojë mendim. Mund të mos jetë Palmeri nesër, vjen një Palmer tjetër nuk do ta dramatizoja këtu në këtë mes. Kjo është si t?ja dorëzosh Edi Ramës gjithë popullin shqiptar, të grabisi, ta vrasi dhe mos reagoi asnjë. Këtu nuk shikojmë shenja dhune në radhë të parë. U bënë 9 protesta dhe nuk kemi asnjë të plagosur. Një lëvizje më kaq paqësore nuk ka pasur ndonjëherë.  Këtu kur bëhen zgjedhje me një parti do ketë edhe reaksione. Deri tani situata është e qetë, ai që bën zhurmë për dhunë është zoti Rama, sepse e ka dashur gjithmonë këtë reagim të të huajve. Unë gjykoj që zoti Palmer pas datës 30 do fillojë të numërojë nga pak gjithë hajdutët dhe kriminelët që Rama ka mbledhur në pushtet?,-tha Shehi./CNA.al

Lajmet e fundit nga