LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rryma pluhuri dhe alergji/ Ja çfarë po ju shkakton freskuesja e ndezur gjatë darkës

28 Qershor 2019, 10:53, Aktualitet CNA
Rryma pluhuri dhe alergji/ Ja çfarë po ju shkakton freskuesja e

Nuk ju zë gjumi gjatë darkës dhe mbani të drejtuar freskuesen? Po bëni një gabim të madh. Sipas ekspertëve fjetja me freskuese ndezur mund të jetë e dëmshme për shëndetin dhe se në praninë e një erës së krijuar në mënyrë artificiale është goxha e rrezikshme, pavarësisht se mund të jetë një shpëtim i vërtetë prej të nxehtit në disa raste.

Sipas “LadBible”, ndërkohë që një freskuese lëviz ajrin nëpër dhomë, shkakton ?rryma? të vogla pluhuri dhe poleni të cilët nisen direkt për tek sinuset tuaja. Pluhuri që mbledh vetë freskuesja, dhe i shpërndan tek ju sa herë që ju e ndizni.

Dhe, nëse jeni të prirur ndaj astmës, ose ndonjë alergjie, ajri i freskët që po u krijon freskuesja po u bën më shumë dëm se sa ?nder?.

Problem është edhe nëse flini me sy gjysmë të hapur ose me gojën hapur, në këto raste papastërtitë dhe pluhuri do të përfundojnë sërish tek sytë dhe goja juaj.

Burimi:http://www.ladbible.com/news/interesting-sleeping-with-a-fan-on-through-the-night-could-be-terrible-for-you-20190627?source=facebook&fbclid=IwAR27nB_oxMzccKD62BjMLmm0k7HDPwg0LUev5SbL-CHWT20ymgQIDFQTUU0

Lajmet e fundit nga