Kryesore Show Biz
Rozana Radi tregon pengun më të madh në jetën e saj/ Merr surprizën e veçantë

Këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi, ditën e sotme ka prezantuar për herë parë mbesën e saj Nicole.
E ftuar në emisionin e Rudinës ajo ka folur për marrëdhënien e saj me mbesën duke zbuluar se Nicole ka të njëjtin karakter dhe pasion si këngëtarja.
Rozana ka treguar një nga pengjet e saj më të mëdha që është mungesa e një bashkëpunimi me xhaxhain e saj të ndjerë Françesk Radin.
Pas kësaj ajo mori një videomesazh nga bashkëshortja e kantautorit i ndjerë, Tefta Radi. Ndër të tjera spikerja ikonë u shpreh: “E di që të ka mbetur peng një duet i parealizuar me Frankon, por unë mendoj se e ke.
Ke këngën ‘Biçikleta’ të ‘Festivalit të Këngës’. Kemi shumë për të kujtuar Rozi, familjen e madhe ku jetonim bashkë, plot humor, me sofrën e shtruar plot dhe këngët shkodrane të kënduara me aq dashuri. Sa të lumtur ishim, shumë nostalgji për pjesën më të bukur të jetës”.
Rozana u përlot nga fjalët e Teftës dhe tregoi se i mungon shumë jo vetëm asaj por dhe gjithë shqiptarëve që i ka shoqëruar prej vitesh figura e saj në televizion.