LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS mbush kutitë e votimit/ Vasili: "Gjynah që harxhojnë gjithë këto para"

28 Qershor 2019, 14:54, Aktualitet CNA
PS mbush kutitë e votimit/ Vasili: "Gjynah që harxhojnë

Ish kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se më 30 qershor ka vetëm votime të rilindjes dhe nuk ka zgjedhje.

Sipas Vasilit, votimet kanë filluar dhe PS i ka mbushur që tani kutitë e votimit. Më tej, ai shton se është gjynah që po harxhohen gjithë këto lekë me dieta për të vëzhguar zgjedhjet e një partie.

Postimi i plotë

Askush nuk i pengon zgjedhjet ne Shqiperi.

Ne 30 qershor ka vetem votime te rilindjes dhe nuk zgjedhje.

Votimet kane filluar,kutite e votimit i kane mbushur qe tani,ndaj OSBE dhe vezhguesit nga do qe vijne do te jete rehat fare ne 30 qershor.

Kongresi i Autoriteteve Lokale te Keshillit te Europes me te drejte nuk erdhi per te vezhguar sepse votimet pa zgjedhje s’kane nevoje per vezhgim.

Gjynah qe harxhojne gjithe keto para’ me dieta etj per te vezhguar zgjedhjet e nje partie./CNA

Lajmet e fundit nga