Connect with Us

Prokurorët e skandaleve/ SPAK dështon ende pa u ngritur

Aktualitet

Prokurorët e skandaleve/ SPAK dështon ende pa u ngritur

Publikuar

-

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, është kthyer në kryefjalën e politikanëve, të cilët kërcënojnë njëri tjetrin me hetime.

Njëherësh SPAK-u shihet dhe si shpresë nga qytetarët, të cilët duke dëgjuar politikanët, janë në pritje të drejtësisë, për ata që i kanë zhvatur dhe rrënuar.

Procedurat për ngritjen e kësaj strukture kanë nisur dhe tashmë janë  përcaktur datat për intervistimin e kandidatëve-prokurorë që kanë aplikuar për në SPAK.

Deri këtu apo edhe deri në përfundim të procesit gjithçka konsiderohet proceduriale.

Por, a duhet patur shpresë tek SPAK-u, kur dihet se të njëjtët prokuror i kemi pasur më herët dhe s’kanë bërë gjë.

Për SPAK-un, nuk do të vijnë prokurorë të huaj, këta që kemi pasur janë.

Janë pikërisht prokurorët që kanë dështuar të hetojnë krimin dhe korrupsionin e njerëzve me pushtet dhe tashmë synojnë SPAK.

E reja për ta në këtë strukturë është se do të paguhen më shumë, pra taksat tona, do vijojnë të shkojnë për përmirësimin e luksit të tyre, por  jo të pritet, që ata të bëjnë namim.

Namin do e kishin bërë se nuk iu kanë munguar ligjet, por, ose kanë qenë të korruptuar, ose janë shndërruar në lepuj, ose kanë patur lidhje me politikën, ose kanë qenë të paaftë dhe pas gjithë këtyre “ose-ve” Shqipëria ndodhet, sot në ditët e saj më të zeza, me politikanët më të inkriminuar në Evropë.

Thënë më qartë , thjesht d0 të jetë një strukturë e re, por përmbajtja nuk do të ndryshojë.

Nuk ka Vetting që do i ndryshojë, duke pasur parasysh se disa nga kandidatët që kanë kaluar këtë proces, janë të zhytur në skandale.

Dhe falë lidhjeve me politikën po qëndrojnë në sistemin e drejtësisë.

LEXO EDHE:  “Lista e zezë” e Ramës bën “kurbanët” e parë/Shkarkohen dy prokurorë (Emrat)

Vettingu si lojë e politikës

Nga data 8-12 korrik do të merren në intervistë, 22 kandidatët-prokurorë, që kanë aplikuar për në SPAK.

Në fakt pjesë e listës ishte edhe prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci, por ai u shkarkua vetëm pak ditë më parë.

Pjesa më e madhe e kandidatëve, për të mos thonë të tërë, janë prokurorë nga Krimet e Rënda.

Deri më tani 8 prej, konsiderohen se kanë kaluar Vettingun, pasi nuk janë ankimuar.

Ata janë prokurorët Arben Kraja, Behar Dibra, Dritan Prençi, Edvin Kondili, Eneid Nakuçi,Enkelejda Millonai, Manjola Kajana dhe Vladimir Mara.

Ky i fundit, nëse pretendohet drejtësi, duhet të ankimohet nga Komisioneri Publik, madje të nxirret jashtë sistemit të drejtësisë. Mara, lakohet si gogël e politikës, që përdoret për ndere dhe favore  të ndryshme.

Për më tepër, duke pasur në duar dosjen hetimore 184, ai ka amnistuar nga hetimet kunatin e tij që doli në përgjime, bashkë me zyrtarët e tjerë socialistë. Një prokuror me integritet do të kërkonte të paktën falje, por politika duket se e ka siguruar se nuk do të largohet nga drejtësia.

Me Vladimir Marën në SPAK, kuptohet se çfarë drejtësie presim.

Dy nga kandidatët që e kanë kaluar Vettingun , por që janë ankimuar nga Komisioneri Publik janë Besnik Muçi dhe Donika Prela.

Edhe me skandalet e këtyre të dyve, SPAK-u, në vend që të jetë institucion drejtësie do të shndërrohet në institucion ku prodhohet krimi dhe korrupsioni dhe jo ku luftohet.

Ndërkaq kandidatë të tjerë për SPAK që presin procedurat e Vettingut, janë  Altin Dumani, Anita Jella, Anton Martini,Besim Hajdarmataj, Doloreza Musabelliu, Dorina Bejko, Elida Kaçkini, Elizabeta Imeraj, Enkeleda Xhengo, Klodian Braho, Maksim Sota dhe Ndini Tavani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. z

    28 Qershor, 2019 at 12:56 pm

    CNA eshte kthyer ne altorporlantin e prishur te Saliut! Urime debile!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

LEXO EDHE:  Zgjedhja e anëtarëve të KLP-së/ Reagon Arta Marku

LEXO EDHE:  Gara për drejtimin e SPAK/ KLP fillon intervistat me tre kandidatët

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

LEXO EDHE:  “Fillimi i SPAK, moment historik “/ Balla: Kush dyshoi Reformën në Drejtësi mori përgjigjen

LEXO EDHE:  Kush është Besim Hajdarmataj, prokurori që "internoi" Arta Marku

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: