Connect with Us

Profil/ Kush është ambasadorja e re e SHBA-së në Tiranë

Aktualitet

Profil/ Kush është ambasadorja e re e SHBA-së në Tiranë

Publikuar

-

Reforma Zgjedhore/ Ambasadorja Kim: 5 qershori duhet të kalojë siç është, nuk mund të hapet sërish

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka emëruar njeriun që do të drejtojë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Ajo quhet Yuri Kim dhe është një zyrtare e lartë e Shërbmit të Jashtëm të SHBA.

Por kush është Yuri Kim?

Ajo është një zyrtare e lartë e Shërbimit të Jashtëm të SHBA-ve. Yuri Kim ka lindur në Kore, por në vitin 1974 emigroi me familjen e saj në Guam, ku edhe u diplomua në Akademinë e Zojës së Guam.

Yuri Kim ka kaluar mbi supe sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare nëpër rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n.

Ajo ka mbajtur postin e shefes së Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit, në periudhën 2015-2017. Më përpara, ajo ka qenë drejtoreshë e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake, përgjegjëse për politikat e SHBA-së lidhur me vendosjen e forcës së NATO-s, , Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe çështjeve të tjera të politikës transatlantike të sigurisë.

Ajo ka qenë edhe Këshilltare Politike në Ankara (2011-2014), ku ishte përgjegjëse për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, NATO-n dhe bashkëpunimit rajonal me Turqinë, veçanërisht në lidhje me zhvillimet në Siri, Irak dhe Iran.

LEXO EDHE:  Dhunoi drejtorin dhe nëndrejtoreshën e shkollës/ Pranga 18 vjeçarit

Si Këshilltare Politike në Bagdad (2009-2010), ajo u angazhua me udhëheqësit irakianë në spektrin e plotë të çështjeve të brendshme, dypalëshe dhe rajonale. Ajo gjithashtu punoi me zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes për të planifikuar dhe ekzekutuar tranzicionin e detyrave kritike, përgjegjësive dhe buxheteve nga forcat amerikane të Irakut në entitetet civile amerikane dhe irakiane.

Para kësaj detyre, ajo ishte Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Çështjeve Paqësore dhe një anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet gjashtëpartiake që synonin denuklearizimin e Koresë së Veriut. Ajo ka shërbyer gjithashtu në Seul, Tokio dhe Pekin.

Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një master nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhët koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke.

Në më shumë se 20 vjet si FSO, Kim ka dhënë kontributin e saj në Kinë, Japoni dhe Turqi, duke fituar dhe njohuri shumë të mira gjuhësore dhe kulturore, të cilat duhet t’i dish për të funksionuar në këto vende. Kim gjithashtu ka punuar për Sekratarin e Shtetit të Presidentit George W. Bush, Colin Powell.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Publikuar

-

Nga

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe zëvendësimin e saj me deputeten Evis Kushi.

Veliaj ka treguar se ky ishte një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë ka vendosur të bëjë një ndërrim në momentin e fundit.

“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.

Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes. Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove”, tha kryebashkiakui Tiranës në “Real Story”.



Ndërkohë, kujtojmë se ndryshimet në qeveri i paralajmëroi pak ditë më parë edhe CNA.al, pasi raportoi se largimi i Shahinit ishte i pritshëm.

LEXO EDHE:  Takimi “kokë më kokë” me Richard Grenell/ Trump i dërgon porosi me “peshë të madhe” Vuçiç

LEXO EDHE:  Zbuloni 3 qytetet shqiptare që ofrojnë mundësi të mëdha punësimi/Njërin prej tyre s’e mendonte askush

Ndonëse ajo nuk ishte e akuzuar për korrupsion, sulmet ishin të pandalura nga kritikët, analistë dhe opozita për paaaftësi dhe mediokritet në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Për të mos ikur me turp Shahini deklaroi largimin duke justifikuar çdo shkarkim të pritshëm nga Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, ka folur për largimet në qeveri.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime të reja, Spiropali thotë se nuk e kanë mendjen të rrinë nëpër mbledhjeje për ndryshimet e ministrave, por sipas saj qeveria vazhdon punën.



“Nuk mund të shti në fall dhe nuk mund të rrimë të presim a do ketë ndryshime apo jo. Më shumë i diskutoni ju në media këto ndryshime. Por qeveria vazhdon punën. Nuk e kemi mendjen të rrimë nëpër mbledhje dhe të bëjmë llogarinë e ministrave që ikin e vijnë. Në rast se do ketë mirë po edhe në rast se s’do ketë prapë mirë”, thotë Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Deputeti Myslym Murrizi ka bërë një ftesë publikisht për politikanët, teksa po fliste për krijimin e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Murrizi tha se kush ka këllqe dhe besueshmëri të shkojë dhe të garojë krah tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti bëri edhe një paralajmërim për qytetarët në Ora News, të cilëve i tha se nëse janë rehat me këtë klasë politikanësh të mos e votojnë.



“Një subjekt politik, nismë e imja dhe një grupi deputetësh. Shumë shpejt janë mbledhur firmat. Do t’i drejtohemi gjykatës për të bërë regjistrimin e këtij subjekti politik. Do të garojë në 25 prill në 12 qarqe me lista të hapura. Nuk ishte ftesë publike, dhe nuk ishte show, atë e bën këshilli politik. Ishte një ftesë për të gjithë personat që aspirojnë për të luftuar dhe vazhduar betejën e çrrënjosjes së një elite politike të krimbur në para.

LEXO EDHE:  Video- Me 261 km/h në autostradë/ Policia ‘mbyt’ në gjoba shoferët

LEXO EDHE:  Vodhën energjinë elektrike në Tiranë/ Arrestohet elektriçisti dhe abonentja

Kush ka këllqe, vullnet e besueshmëri të dalë më 25 prill me emër, atësi mbiemër të vi tek Lëvizja Demokratike Shqiptare e të garojë me lista të hapura jo për Myslym Murrizin. Mua nuk më intimidon posti që dikush ka mbajtur në politikë, nuk ka as të mëdhenj dhe as të vegjël. Në funksion të asaj që kemi lançuar prej 18 muajsh në Kuvend, do të garoj vetëm me 140 kandidatë në 12 qarqe për të provuar gjithësecili nga ne sa na vlen lëkura para qytetarëve. Nëse duan qytetarët shqiptarë që të na votojnë atëherë mirë, por nëse janë rehat me rrotën dhe jo me votën atëherë lë t’i votojnë. Të mos ankohen më pas”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE