LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Trump firmos emërimin e Ambasadorit të SHBA në Shqipëri (Emri)

28 Qershor 2019, 19:28, Aktualitet CNA
Presidenti Trump firmos emërimin e Ambasadorit të SHBA në

Pas një shtyrjeje kohore, më në fund, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka firmosur emërimin e njeriut që do të drejtojë Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Lajmin e kanë bërë të ditur Sarah Elizabeth,Foreign policy reporter,  në faqen e saj në rjetin social, sipas të cilave, njeriu që pritet të marrë në dorëzim drejtimin e Ambasadës amerikane, të lenë vakant pas ikjes së Donald Lu, quhet Yuri Kim.

Znj. Kim ka qenë anëtare e delegacionit të SHBA-ve në bisedimet me gjashtë parti me Korenë Veriore.

?Trump emëron anëtar të karrierës së Shërbimit të Jashtëm Yuri Kim për të qenë ambasador në Shqipëri. Më parë shërbeu në role të ndryshme duke përfshirë Drejtorin e Zyrës së Çështjeve Evropiane Juglindore dhe, interesant, anëtar i delegacionit të SH.B.A.-së në bisedimet me gjashtë parti me Korenë Veriore,?citon znj. Elisabeth.

Mesazhi i Sarah Elizabeth (@notyampolsky)

28 June 2019/ 

Inbox: Trump nominates career member of the Senior Foreign Service Yuri Kim to be ambassador to Albania. Previously served in various roles including Director of the Office of Southern European Affairs and, interestingly, member of US delegation to six-party talks w/ North Korea./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga