LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Poshtë Amerika, rroftë Monika”/ Spahiu zbulon çfarë do bëjë Basha në 1 korrik

28 Qershor 2019, 08:44, Aktualitet CNA
“Poshtë Amerika, rroftë Monika”/ Spahiu zbulon

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, ai hedh kritika në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa shkruan se ?Dogji marrëdhëniet me Europën dhe Amerikën, por në fund fitoi  Monikën.?

Sipas tij, kjo është ajo çfarë do thotë Lulzim Basha në 1 korrik.

Kreshnik Spahiu ironizon edhe çiftin Meta-Kryemadhi, ndërsa thekson se ?E gjithë bota u korruptua por çifti Krye-Madhi jo. Ata janë luftëtarë të idealeve të lirisë dhe e urrejnë lekun. Të dy jetojnë me djersën e ballit. Vërtet kanë 29 vjet në politikë por vetëm 18 poste simbolike kanë pasur. Ata janë brezi i ri që duhet qeverisin 8 vitet e ardhshme.

Iliri dhe Monika s?janë si ambasadorët që korruptohen nga drogaxhiu dhe qeveria e noarkokrimit. Ata s?kanë vila si ambasadorët e korruptuar. Ata s?kanë banka si klyshët amerikan të blerë nga SOROS?.

Sipas tij, me 1 korrik, Basha do të thotë se “Duke qenë se sot është 1 korrik ju ftoj ti shtym protestat nga mesi shtatorit sepse ne grupi anti-amerikanëve do grumbullohemi tek sarajet tona në Gjirin e Lalzit…”

Postimi i plotë:

?Poshtë Amerika, Rroftë Monika?

Nga Kreshnik Spahiu*

Unë e di çfarë do thotë Lulzim Basha në 1 Korrik kundër Europës dhe Amerikës:

Ne dogjëm veten,

Ne dogjëm mandatet,

Ne dogjëm zgjedhjet lokale,

Ne dogjëm elektoratin,

Ne dogjëm mardhëniet me Europën dhe Amerikën, por në fund fituam Monikën.

E gjithë bota u korruptua por çifti Krye-Madhi jo. Ata janë luftëtarë të idealeve të lirisë dhe e urrejnë lekun. Të dy jetojnë me djersën e ballit. Vërtet kanë 29 vjet në politikë por vetëm 18 poste simbolike kanë pasur. Ata janë brezi i ri që duhet qeverisin 8 vitet e ardhshme.

Iliri dhe Monika s?janë si ambasadorët që korruptohen nga drogaxhiu dhe qeveria e noarkokrimit. Ata s?kanë vila si ambasadorët e korruptuar. Ata s?kanë banka si klyshët amerikan të blerë mga SOROS

Ata të dy e duan me shpirt demokracinë dhe ja vlen të prishim mardhëniet me SHBA, sepse Trump ashtu si dhe Obama u korruptuan nga George Soros.

Edhe BE, OSBE, ODIHR dështuan dhe morën zarfet nga narko shteti.

Në emër të partisë demokratike sugjeroj ti shpallim non grata dhe largohen nga Shqipëria. Ata i ka manipuluar Jozefina, Valbona, Majlinda, Endira, Edita Harxhi dhe gjithë bibat që kemi larguar nga partia.

Ju ftoj të votojmë shtetin paralel në 13 tetor, pikërisht n? vigjilje të ditëlindjes dhe 77 vjetorit të doktor Berishës!

Duhet urgjent të krijojmë shtetin paralel sepse dhe Enver Hoxha vdiq 78 vjeç.

Ndoshta duke e rikthyer doktor Berishën në pushtet mund t?ja zgjasim dhe pak vite jetën se ngeli rrugve në protesta dhe ndoshta po e zë haku i të gjithë atyre që ka prerë në besë këto 29 vite.

I sugjeroj Sali Berishës ta vazhdoj idiotizmin duke bojkotuar edhe zgjedhjet parlamentare në 2021.

Do lumturonte 10 milion shqiptar dhe qindra diplomat ndërkombëtar!

Fundja të gjithë humbën por unë Lulzim Basha fitova shumë, sepse shmanga dorëheqjen.

Nëse do bëheshin zgjedhje dje në 30 qershor unë duhet të jepja dorëheqje nga partia se më shkoj jeta duke humbur….

Për këto arsye i ftoj mbarë shqiptarët që së bashku të shmangim dy momente:

1- Doktori s?duhet të vdes kurrë,

2- PD mos garoj asnjë herë në zgjedhje,

Nëse ndodh, qoftë dhe njëra nga këto mua të nesërmen më nxjerrin me shqelma nga partia.

Duke qenë se sot është 1 korrik ju ftoj ti shtym protestat nga mesi shtatorit sepse ne grupi anti-amerikanëve do grumbullohemi tek sarajet tona në Gjirin e Lalzit…

Poshtë Europa dhe Amerika

Rroftë Berisha dhe Monika

Lajmet e fundit nga