LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk ka prova”/ Gjykata liron protestuesit e 11 Majit

28 Qershor 2019, 18:53, Aktualitet CNA
“Nuk ka prova”/ Gjykata liron protestuesit e 11 Majit

Gjykata ka lënë të lirë 13 protestuesit e arrestuar në protestën e organizuar nga opozita në datën 11 maj.

Lajmi bëhet me dije nga selia blu, ku përmes një deklarate për media thuhet se: arsyeja e lirimit të qytetarëve ka qenë mungesa e provave të mjaftueshme për t?i dënuar.

?Gjykata liron të arrestuarit e protestës së 11 Majit. Nuk ka prova. Pas 1 muaj burg, sot Gjykata la të lirë edhe 13 qytetarët që u mbajtën në burg, pa asnjë provë e fakt, për pjesëmarrjen në protestën e 11 Majt! Pasi i kishte lënë 1 muaj kohë që të sillte prova për 13 qytetarët e arrestuar nga Policia, prokuroria u dorëzua. Ajo përpara gjykatës sot se ato ishin mbajtur në burg pa asnjë provë!
PD kishte deklaruar më herët se ata janë të burgosur politikë, që mbahen në burg pa asnjë provë?, lexohet në deklaratën e Partisë Demokratike./CNA.al

Lajmet e fundit nga