LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lleshaj e shkarkoi Live/ Kryebashkiaku i PD i lë “bombën” në dorë Bashës

28 Qershor 2019, 12:03, Aktualitet CNA
Lleshaj e shkarkoi Live/ Kryebashkiaku i PD i lë “bombën”

Pas djegies së KZAZ-së në Bushat, një ditë më parë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj doli sot në një konferencë për mediat, ku deklaroi se do të shkarkohet kryebashkiaku i Vaut të Dejës.

Por, pas kësaj deklarate të Lleshajt ka reaguar, kryebashkiaku Zef Hila, i cili ka hequr të gjithë përgjegjësinë nga vetja dhe nga Bashkia që drejton, në lidhje me aktet e djeshme në KZAZ.

Në një lidhje telefonike për Report tv, Hila tha se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, pasi nuk ka qenë ai organizator i protestës por Aleanca Qytetare për mbrojtjen e Demokracisë.

?Unë nuk e kam dëgjuar. Unë nuk kam asnjë lloj informacion por di që protestat në Vaun e Dejës kanë qen të qeta dhe nuk ka pasur incidente. Protesta e djeshme nuk është organizuar nga Bashkia e Vaut të Fejës, por nga Alaenca për Mbrojtjen e Demokracisë të Vaut të Dejës. Unë e them me përgjegjësit të plotë se nuk jam marrë me oganizim të protestës. Porositë kanë qenë që protestat të jenë të qeta dhe paqësore. Unë jam kryetar i bashkisë, i zgjedhur. Nuk kam qenë pjesë e protestës. Të gjitha ata kanë protestuar si qytetarë të lirë. Ata kanë të drejtën e tyre. Aq më tepër kemi një dekret të presidentit dhe çdo njeri ka të drejtën e tij. Të gjitha kanë qenë jashtë orarit të punës. Ministri është disinformuar në raport me kryetarin e bashkisë?, tha Hila.

Lajmet e fundit nga