LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Ishte një torturë, më theu të dy duart"/ Pamela Anderson publikon mesazhet tronditëse

28 Qershor 2019, 08:10, Aktualitet CNA
"Ishte një torturë, më theu të dy duart"/ Pamela

Para disa ditësh Pamela Anderson akuzoi ish- të dashurin, futbollistin francez Adil Rami se e tradhtoi dhe se ushtroi ?torturë fizike dhe emocionale? ndaj saj, duke e konsideruar një monstër dhe sociopat duke publikuar email-et e shkëmbyera me ish- të dashurën e tij, Sidonie Biemont, për të provuar se ai po bënte ?jetë të dyfishtë?.

Anderson publikoi gjithashtu mesazhet e shkëmbyera me Rami-n pasi u ndanë dhe ai u përpoq ta bindte të ktheheshin.

?Në të mirë të transparencës së vërtetë, vendosa t?i bëj letrat publike.?, shkruajti Pamela në një postim në Instagram, ?E mendova të qëndruarit e heshtur. Por unë kam përgjegjësinë të vazhdoj, për të ndihmuar të tjerët. Përse të vetëcensurohem. E kalova gjithë këtë për një arsye.?

Përgjigja e papritur e Biemont-it ishte se edhe pasi ajo dhe Rami u ndanë në qershor të 2017-ës, ata vijuan ta shikonin njëri- tjetrin ?si dashnorë? deri në fillim të këtij viti. Dhe kur ajo kishte lexuar në media për lidhjen mes tij dhe Pamela-s dy vite më parë, ai i ishte përgjigjur se ishte një marrëdhënie ?krejt politike?, pra një strategji për të qëndruar në qendër të vëmendjes. Madje, sipas  Sidonie Biemont-it, ai kishte mohuar se bashkëjetonin.

Anderson më tej i shpjegonte se jo vetëm ishin të vërteta, por ai edhe i kishte propozuar disa herë.

Sidoqoftë, Pamela i tregonte se kishin probleme, që ajo kishte tentuar 10 herë ta linte dhe i shkruan:

?Ai më ka lënduar shumë, fizikisht dhe mendërisht.?

?Ai ka qenë gjithmonë tmerrësisht xheloz. Paranojak. Mosbesues. M?i ka larguar të gjithë shokët nga jeta ime. Njerëzit që punonin me mua. Më izoloi në mënyrë të atillë sa s?flisja më me askënd. Më akuzoi se kisha fjetur me të tjerë. Më tha se s?mund të pija pa praninë e tij. Ishte burg. Ishte si asgjë që kisha provuar më parë.?

 

Madje, Pamela u detajua edhe në lidhje me episodet e dhunës, duke kujtuar se një herë, ai e kishte kapur për flokësh nëpër Los Angeles, duke e tërhequr zvarrë.

?M?i theu të dyja duart. M?u desh të shkoja në spital (6 muaj më vonë) sepse kisha shumë dhembje. S?mund të hapja as një tapë shisheje.?

Ajo shtoi se Rami ?s?ka respekt për gratë?.

 

 

Lajmet e fundit nga