Connect with Us

Foto-Rama kafe në Vlorë/ Ja me kë u takua

Aktualitet

Foto-Rama kafe në Vlorë/ Ja me kë u takua

Publikuar

-

Në kuadër të fushatës elektorale, pasditen e djeshme kryeministri Edi Rama është ndalur në Fier.

Por, pas takimeve në Fier, më pas Rama ka udhëtuar drejt Vlorës, aty ku sot do të mbyllë edhe fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Shefi i qeverisë pasi mbërriti në Vlorë është takuar me administratorin e klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi.  Në takimin e tyre, kreu i qeverisë  shfaqet i fokusuar  duke ndjekur më vëmendje bashkëbiseduesin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

PAA: Kthimi i fëmijëve në shkollë është detyrim, qeveria nuk duhet të kërcënojë!

Publikuar

-

Nga

PAA: Kthimi i fëmijëve në shkollë është detyrim, qeveria nuk duhet të kërcënojë!

Partia Agrare Ambientaliste, përmes një deklarate për mediat, thotë se kthimi i fëmijëve në shkollë është detyrim dhe përgjegjësi.

Sipas PAA, “Qeveria nuk duhet thjesht të kërcënojë se nëse përhapen raste të pandemisë do të ri-mbyllë shkollat. Qeveria duhet të nxisë dhe lehtësojë bashkëpunimin efikas të mësuesve, fëmijëve, nxënësve dhe prindërve në parandalimin e rasteve pas hapjes së shkollave.



PAA vlerëson se qeveria duhet t’i ofrojë fleksibilitet maksimal punonjësve në orët kur i çojnë fëmijët në shkollë dhe në orën e pritjes kur vijnë nga shkolla.

LEXO EDHE:  Rama braktis Vlorën në zgjedhjet e ardhshme/ Kandidon në një tjetër qark

LEXO EDHE:  Vlorë/ Roja bregdetare shpëton dy peshkatarë, rrezikoheshin nga moti i keq

“Këtë fleksibilitet duhet ta ofrojë edhe sektori privat, rikthimi i karantinës godet rëndë edhe bizneset e tyre. Përfshirja e mësuesve, nxënësve dhe prindërve në këtë sfidë sa familjare edhe kombëtare është e vetmja strategji efikase. Kërcënimet e Ramës për ri-mbyllje janë prova të fshehjes së dështimit në menaxhimin e krizës së pandemisë”, thuhet në deklaratën e PAA./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Viti i ri shkollor/ Hajdari mesazh të fortë për mësuesit

Publikuar

-

Nga

Viti i ri shkollor/ Hajdari mesazh të fortë për mësuesit

Deputetja Rudina Hajdari ka një mesazh të fortë për mësuesit, në këtë ditë të parë të vitit të ri shkollor.

Sipas Hajdarit, misioni i mësuesit është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit. Më tej ajo u ka uruar nxënësve dhe mësuesve  një cit sa më të mbarë.



“Urime nga zemra gjithë fëmijëve të cilët më në fund i rikthehen bankave të shkollës mbas një mungese të gjatë.
Urime sidomos atyre që ulen për herë të parë. Malala Yousafzai, aktiviste e famshme e të drejtave të njeriut, ka thënë me të drejtë se “Një libër, një laps dhe një mësues mund të ndryshojnë botën” Të dashur mësues, ju mund ta ndryshoni Shqipërinë, nëse përditë i edukoni fëmijët jo vetëm me dijet që përmbajnë tekstet shkollore, por edhe me dashurinë për ambjentin, për familjen, për shoqërinë, për pronën e përbashkët dhe për Shqipërinë. Misioni juaj është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit. Suksese të gjithëve dhe qoftë një vit sa më i mbarë”, shkruan Hajdari, teksa ka publikuar një foto me vajzën e saj.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Naftëtarët e Ballshit në protestë/ Tensionohet situata, përplasen me policinë

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët e Ballshit në protestë/ Tensionohet situata, përplasen me policinë

Mëngjesin e sotëm naftëtarët e Ballshit janë ngritur në protestë për pagat e prapambetura.

Situata është tensionuar, ndërsa naftëtarët kërkojnë të hyjnë me forcë në rafinerinë e Ballshit. Ndërkohë raportohet se naftëtarët tentuan të çajnë kordonin e policisë për të hyrë në uzinë.



I bëjmë thirrje që të hapin derën, ky është vendi ynë i punës. Ne duhet të marrim atë që na takon, uzinën le ta çojnë për skrap po të duan. Edhe ne kemi fëmijë dhe duam atë që na takon”, thotë njëri prej protestuesve./CNA.al

LEXO TE PLOTE