Connect with Us

“Edhe unë nuk votoj”/ Mustafaj: Shqipëria ka elita që nuk i tremben Ramës

Aktualitet

“Edhe unë nuk votoj”/ Mustafaj: Shqipëria ka elita që nuk i tremben Ramës

Publikuar

-

mustafaj kunder bashes

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka shkruar një opinion lidhur me lëvizjen “Edhe unë nuk votoj” e cila nisi krejt spontanisht nga artist ii mirënjohur Bujar Kapexhiu.

Mustafaj shkruan për gazetën Panorama, se Kapexhiu  jo vetëm po shprehte qëndrimin e vet si qytetar ndaj votimeve të 30 qershorit, por me vetëdijen e artistit dhe të intelektualit, po i përgjigjej edhe një shantazhi këmbëngulës të Kryeministrit Rama lidhur me paralajmërimet e forta të ardhura nga opozita se votimet e 30 qershorit do të pengohen.

Shkrimi i Besnik Mustafajt

Është një lëvizje që filloi krejt spontanisht, nisur nga një pohim që bëri në një dalje televizive artisti i mirënjohur Bujar Kapexhiu. Ai tha se nuk do të votonte më 30 qershor e se do t’i pengonte këto votime. “Nuk dua të udhëtoj jashtë”, shtoi ai. Përvoja si skenarist dhe si karikaturist e ndihmon mjeshtrin Kapexhiu të ketë sensin e formulës së qartë, koncize dhe ironike. Në të vërtetë, ai jo vetëm po shprehte qëndrimin e vet si qytetar ndaj votimeve të 30 qershorit, por me vetëdijen e artistit dhe të intelektualit, po i përgjigjej edhe një shantazhi këmbëngulës të Kryeministrit Rama lidhur me paralajmërimet e forta të ardhura nga opozita se votimet e 30 qershorit do të pengohen.

Në fillim, Rama tha dhe përsëriti me forcë se, atyre që do të merrnin pjesë në pengimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, do t’u ndalohej hyrja në SHBA dhe në vendet e Bashkimit Europian. Ishte një shantazh i llogaritur mirë nga ana e Kryeministrit duke pasur parasysh ndjeshmërinë e veçantë që kanë shqiptarët në përgjithësi, ata me shkollë të madhe dhe ata pa shkollë fare, ndaj lirisë së qarkullimit. Unë besoj se do të ishin shumë të paktë ata që do të pranonin të sakrifikonin këtë liri qoftë edhe për një arsye të madhe parimore, e cila prek thelbin e demokracisë, siç është pluralizmi i zgjedhjeve. Por, për të qenë sadopak i besueshëm në paralajmërimin e vet shantazhist, Kryeministri kishte nevojë për një konfirmim makar me gjysmë zëri nga Brukseli e nga Uashingtoni. Ky pohim nuk erdhi kurrë. Dhe nuk mund të vinte. Atëherë, ai ndryshoi taktikë, por duke ruajtur thelbin e shantazhit. Tha se ndalimi i qarkullimit do të vinte nga brenda vendit. Madje, u duk sikur po ndërmerrte edhe një nismë legjislative për të vendosur në Kodin Penal të Republikës tonë një ndëshkim të tillë. Por edhe kjo nuk mund të ndodhte. Liria e qarkullimit të njerëzve është një nga të drejtat themelore universale, e garantuar me një mori konventash ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë ka aderuar. Megjithatë, Rama e ka vazhduar dhe do ta vazhdojë me sa duket deri në fund këtë shantazh, i bindur se populli shqiptar është budalla dhe nuk mund ta dijë e as nuk mund ta mësojë se në realitetin e sotëm kushtetues të Shqipërisë, konventat ndërkombëtare të kësaj natyre kanë përparësi ndaj legjislacionit kombëtar e se janë të parashikuara qartë rrethanat dhe kohëzgjatja e heqjes së pasaportës së një qytetari. Përndryshe, ai nuk do të ishte qytetar i lirë.

Unë nuk e di kush ishte i pari që e mori pohimin e mjeshtrit Kapexhiu dhe e shndërroi në një nismë qytetare, të shpërndarë nëpërmjet rrjeteve sociale. Por, kur e ndesha, iu bashkova menjëherë, duke shtuar si tekst se “edhe unë do të bëjë gjithçka ishte në dorën time për t’i penguar këto votime false”. Shumë shpejt vura re se po bëheshin me qindra ata, të cilët, ashtu si unë, nën shembullin e Bujar Kapexhiut, po e sfidonin Kryeministrin. Por tashmë jo veç e veç, jo secili për hesap të vet. Pa u marrë vesh njeri me tjetrin, pa ndërtuar një platformë a një program të përbashkët sipas modelit klasik, madje edhe pa e njohur shoqi-shoqin në pjesën më të madhe, në njëfarë mënyre, ishim bashkë. Artistë, shkrimtarë, profesorë universiteti, intelektualë të fushave të tjera, politikanë e ish-politikanë. Por jo vetëm. Janë me qindra e qindra, ndoshta me mijëra, ata, të cilët as nuk janë e as nuk synojnë të bëhen “intelektualë” e që i janë bashkuar kësaj nisme. Ky fakt ka rëndësi të veçantë për t’u mbajtur parasysh. Më të shumtët e të shumtëve nuk janë pjesë e ndonjë elite ose pjesë e “kazanit”, siç jemi mësuar ta dëgjojmë Kryeministrin ta përcaktojë me përbuzje ndërgjegjen kritike të shoqërisë tonë. Pra, duket një nismë, e cila, në mënyrë befasuese për mua, po bëhet me shpejtësi popullore. Dhe është jashtë çdo organizimi apo manipulimi të politikës institucionale.

Po a ka shpresë që, duke qenë e tillë, domethënë spontane dhe horizontale, krejt jashtë kontrollit apo qoftë edhe ndikimit të strukturave politike partiake, ky zë të dëgjohet nga Kryeministri.

LEXO EDHE:  Nga Azgan HAKLAJ/ Edi Rama thërret nën armë kolonelët dhe gjeneralët e diktaturës për të mbrojtur narkoshtetin

Duke e njohur mjaftueshëm profilin e Edi Ramës si politikan, unë them se jo. Nuk ka asnjë shpresë. Në rastin më të mirë, ai do ta shpërfillë plotësisht edhe këtë nismë. Në mos, ai do ta denigrojë e përçmojë shëmtueshëm, duke e klasifikuar siç e ka zakon, në një tjetër komplot kundër tij, që ai e përkthen pa i ardhur turp nga megalomania e vet si një komplot kundër interesave jetike të vendit. Ma merr mendja se nuk jam i vetmi ndër pjesëmarrësit në këtë nismë me një parashikim të tillë pesimist.

Po a ia vlente atëherë të ndërmerrej?

Përgjigjja ime ndaj kësaj pyetje është që po. Sigurisht që ia vlente. Madje, shumë. Është një nismë që tregon se Shqipëria ka elita, të cilat as nuk tremben dhe as nuk korruptohen nga pushteti autoritarist i Edi Ramës dhe se shoqëria shqiptare është zgjuar në atë masë sa të fillojë t’i dëgjojë elitat e saj sado defektoze të jenë këto elita. Rrjedhimisht, unë besoj se roli i kësaj nisme apo i të tjerave të ngjashme, që mund të shfaqen dhe do të shfaqen, jam i bindur, në ditët në vazhdim, nuk mbaron më 30 qershor. Përkundrazi, më 1 korrik e tutje roli i tyre do të jetë edhe më i madh. Sepse, me ç’duket, zullumi i Kryeministrit mbi demokracinë tonë vetëm do të rritet. Dhe, siç thotë një proverb shqiptar, peri këputet së holluari, zullumi këputet së trashuri.

Më kanë pyetur shumë veta se çfarë kam parasysh kur them se do të bëj çfarë është në dorën time për t’i penguar këto votime false. Përgjigjja ime është kjo: në dorën time është të flas. Unë vazhdoj të besoj te fuqia transformuese e fjalës. Dhe si unë ka shumë në këtë vend. Ne besojmë te fuqia transformuese e fjalës. Shembulli i fundit, që na jep të drejtë në besimin tonë, janë zgjedhjet në Stamboll. Ata, që mendojnë si njerëz të lirë, e mundën Erdoganin, mikun dhe modelin e Kryeministrit tonë. #EdheUnë mendoj si njeri i lirë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Aktorja shqiptare nuk ndalet me fotot e “nxehta”/ Pozon pa të brendshme buzë bregdetit

Publikuar

-

Aktorja shqiptare Eliona Pitarka, pas një sezoni të suksesshëm në emisionin humoristik “Duplex”,  u kthye në një prej vajzave më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Shpesh herë ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që poston në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka publikuar disa foto, ku shfaqet buzë detit vetëm me një buzë dhe pa të brendshme.

Aktorja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta për këto foto, ku mund të thuhet se ka lënë shumë pak hapësirë për imagjinatë.

 

View this post on Instagram

 

🖤

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

 

View this post on Instagram

 

Watch more sunsets than Netflix 🌅😁

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka) on

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si të keni një fytyrë të freskët dhe pa ndërhyrje estetike?/ Zbuloni 2 këshilla nga Leonora Jakupi

Publikuar

-

E njohur për fytyrën e saj tepër të fresket dhe pa operacione plastike, Leonora Jakupi do të mbetet gjithmonë ikona e bukurisë shqiptare e cila nuk plaket kurrë pavarësisht moshës.

Por nëse doni të dini sekretin e saj të bukurisë së përhershme, këngëtarja ka folur troç në një intervistë për “Mirage”.

Ajo shprehet se pjesën më të madhe të këtij “sekreti” e luan gjenetika, megjithatë Leonora zbulon se është e fiksuar pas mirëmbajtjes.

“Mendoj që gjenetika por edhe mirëmbajtja. Unë mundohem t’i rri gati maksimalisht lëkurës sime, ekstremisht, ndonjëherë edhe e teproj pasi dermatologët thonë që larja e shpeshtë I dëmton edhe qelizat. Por unë asnjëherë në jetën time, edhe nëse kam pasur koncert deri në orët e vona, kurrë nuk kam fjetur pa e hequr makjiazhin.”

Ajo madje preferon edhe përdorimin e maskave tradicionale dhe ka treguar dy për të gjitha vajzat kurioze:

  1. E verdhë veze, limon dhe mjaltë!

LEXO EDHE:  Opozitë para morgut

LEXO EDHE:  Loja e Orbanit me Europën

Mbajeni 10-15 minuta dhe shpëlajeni më pas!

2. Ose mund të bëni scrub me sheqer dhe të bardhën e vezës!

Ndiqeni min 10:00

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Kanë konflikt interesi”/ Orinda Huta zgjedh mes Elvana Gjatës dhe Flor Mumajesit

Publikuar

-

Moderatorja shqiptare Orinda Huta së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage” është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë.

Në rubrikën “Kë zgjedh”, Orindës i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.

Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.

Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.

Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:

LEXO EDHE:  Loja teatrale e një kllouni nacionalist mediokër

LEXO EDHE:  Loja teatrale e një kllouni nacionalist mediokër

“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: