Connect with Us

Deklarata e fortë e Bashës/ Rama po kërkon viktima

Aktualitet

Deklarata e fortë e Bashës/ Rama po kërkon viktima

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim basha ka reaguar me tone të forta, pasi kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila, pas incidenteve të një dite më parë në KZAZ nr.6, në Bushat.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se “Zef Hila nuk ka qënë i përfshirë në incident. Shkarkimi i tij është një akt kriminal i një autokrati. Zef Hila është një burrë i matur kurajoz dhe me dinjitet. Ai nuk përfshihet në planet e Ramë kundër njerëzve të pafajshëm”.

Sipas Bashës, ajo që ndodhi dje në Bushat, është plan mafioz i Ramës, për të provokuar incidente.

“Ajo që ndodhi është dje skenar i Ramës për të krijuar konflikte. Rama po klërkon viktima për të mbajtur pushtetin.

LEXO EDHE:  “Pas 18 majit rihapen fluturimet”/ Rama: Na pret një sfidë e madhe

Këto plane kriminale, Rama i bën dhe i zbaton me kriminelë. Por, ne nuk do ta lejojmë këtë plan kriminal. Iu bëj thirrje të gjithë demokratëve dhe të gjithë qytetarëve, mos bini pre e provokimeve dhe skenarëve kriminalë. Rama dhe mercenarët e tij do të jenë keq shumë shpejt. Ata e dinë fundin e tyre prangaj reagojnë si egërsira të plagosura për vdekje”-tha Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vijon “Ping pongu” i përplasjeve/ Basha-Ramës: Prano hetimin nëse nuk ke gjë për të fshehur

Publikuar

-

Nga

Vijon “Ping pongu” i përplasjeve/ Basha-Ramës: Prano hetimin nëse nuk ke gjë për të fshehur

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Rama, ku iu përgjigj akuzave të opozitës për fshehjen e numrit të viktimave nga Covid.

Në deklaratën zyrtare, Basha shkruan se  në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave.

Shqiptarët prisnin sot përgjigje.

Por Rama vazhdon të gënjejë dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Ai ka gënjyer në lidhje me numrat e viktimave. Nuk janë shifra, por janë qytetarë, janë nëna, baballarë që kanë humbur jetën.

Pasi i ka braktisur dhe i ka lënë pa asnjë mbështetje mjekët dhe infermierët në frontin e përballjes me pandeminë, ai po i keqpërdor ata.

Mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës, jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë.

Ai ka braktisur shqiptarët dhe familjet e tyre, për të cilat nuk jep asnjë mbështetje financiare nga qeveria.

Rama po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjet e qytetarëve, që kanë nevojë për ndihmë.

Njerëzit po vdesin përditë.

Spitalet po kolapsohen.

Biznesi po falimenton.

Varfëria dhe papunësia po rriten.

Në vend që të ndihmojë shqiptarët, në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave.

Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19.

Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike. Jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbyllet procesi i votimeve në LSI/ Silva Caka jep shifrat

Publikuar

-

Nga

Mbyllet procesi i votimeve në LSI/ Silva Caka jep shifrat

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Silva Caka në një deklaratë për mediat dha detaje nga procesi i votimit të LSI.

Caka thotë se pjesëmarrja ishte 44 mijë e 413 anëtarë ose 80.7%, nga të cilët 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht sot për delegatët dhe kryetaren ndërsa mbi 16 mijë online.

Kam kënaqësinë të deklaroj përpara jush mbylljen e procesit zgjedhor të datës 21 nëntor 2020.

Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë faktike të regjistrit të anëtarësisë së Partisë.

Përfshirja e votimit online krijoi mundësi reale që anëtarët e partisë të shprehnin gjerësisht vullnetin e tyre duke kapërcyer edhe barrierat jo të pakta që Pandemia krijoi.
28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online.

Dita e sotme dhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme është qartësisht demostrim i një vitaliteti politik dhe një dëshire të madhe të anëtarësisë për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje.

Asgjë nuk mund të ndalë qytetarët të shprehin masivisht vullnetin edhe në 25 prill, kundër autokracisë që kërkon të mbysë demokracinë.

Pandemia dhe varfëria nuk munden dhe nuk do të ndalojnë demokracinë. Pa aktivizëm, pa organizim, pa “popull” nuk ekziston demokracia, kun ë themel qendron qytetari.  Prandaj ky votim masiv i LSI është një mesazh kombëtar dhe një thirrje kumbuese për pjesëëmarrje masive në zgjedhje, aktivizëm, ngritje zëri.

LSI u tregoi sot të gjithë shqiptarëve se është shembulli i partisë së solidaritetit social veçanërisht në këto kushte kur shqiptarët kanë nevojë për ndjeshmëri, për solidaritet dhe politikë me zemër.

Personalisht jam e surprizuar dhe shumë e emocionuar nga pjesëmarrja e gjatë, ku qytetarët kanë ndenjur në radhë të gjata për të votuar. Kjo është shpresë, kjo është forcë, kjo është frymë!

Ne sot ndjejmë forcën shpirtërore të qytetarëve shqiptarë, të cilët treguan se 25 prilli nuk do të jetë vetëm rotacion politik, por ndryshimi do të sjellë shembjen e sistemit të kalbur të tranzicionit dhe fillimit të një shprese të re, që do të bëjë të mundur përmbushjen e misionit tonë, për t’a bërë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.” 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Mbreti saudit kërkon nga vendet e G20-ës të adresojnë problemet e shkaktuara nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Mbreti saudit kërkon nga vendet e G20-ës të adresojnë problemet e shkaktuara nga koronavirusi

Mbreti i Arabisë Saudite në hapjen e samitit të Grupit 20, ka thënë se për shkak të pandemisë së koronavirusit ka pasur tronditje ekonomike dhe humbje sociale, andaj ai u ka bërë thirrje anëtarëve të këtij grupi “që të bëjmë më të mirën për të tejkaluar këtë krizë përmes bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Mbreti Salman u bëri thirrje liderëve të G20-ës që të “adresojnë dobësitë e ekspozuara nga kjo krizë dhe në të njëjtën kohë të mbrojnë jetën e njerëzve”.

Pandemia e koronavirusit deri më tani ka lënë të vdekur mbi 1,3 milion njerëz në mbarë botën.

“Ne e kemi për detyrë që së bashku ta trajtojmë këtë sfidë gjatë këtij samiti dhe të japim një mesazh të fortë paqeje dhe sigurie”, tha mbreti saudit.

Mbreti Salman i bëri thirrje liderëve që të ofrojnë mbështetje shteteve të zhvilluara që të koordinohen për këtë çështje. Monarku saudit tha se vendet e G20-ës gjatë këtij viti duhet të injektojnë më shumë se 11 trilionë dollarë në ekonominë botërore, me qëllim që të mbështeten bizneset dhe njerëzit që janë prekur më së shumti nga kriza.

Ai gjithashtu përgëzoi grupin e G20-ës për zgjerimin e mbrojtjes kundrejt vendeve më të prekura nga recensioni botëror, përfshirë edhe vendimin e këtij grupi për të pezulluar pagesat e borxhit për vendet më të varfra të botës deri në mesin e vitit 2021, në mënyrë që këto shtete të mund të përqendrohen në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe programet stimuluese.

Mbreti Salman foli në këtë samit përmes një video-konference, për shkak se kufizimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit, kanë pamundësuar që ky samit të mbahet në Riad. Arabia Saduite po udhëheqë presidencën e G20-ës për herë të parë.

LEXO EDHE:  Basha zbulon arsyet pse Rama liron kriminelët nga burgu

LEXO EDHE:  Basha thërret mbledhjen e Kryesisë

Megjithatë, Mbreti saudit tha se është i “bindur se samiti i Riadit do të japë rezultate të rëndësishme dhe do të çojë në miratimin e politikave ekonomike dhe sociale që do të rikthejnë shpresën dhe sigurinë për njerëzit në botë”.

Shtetet anëtare të G20-ës përfaqësojnë rreth 85 për qind të prodhimit ekonomik botërore dhe tre të katërtën e tregtisë ndërkombëtare. Në këtë grup bëjnë pjesë ekonomitë më të pasura dhe më të zhvilluara të botës të tilla si Shtetet e Bashkuara, Kina, India, Turqia, Franca, Gjermania, Britania, Brazili, Rusia dhe vende të tjera.

Presidenti rus, Vladimir Putin u tha liderëve të G20-ës se Rusia është e gatshme t’iu ofrojë vaksinën Sputnik V për koronavirus shteteve që kanë nevojë. Moska pretendon se kjo vaksinë është mbi 90 për qind efektive, por për këtë vaksinë ende nuk janë kryer testimet e fazës së tretë.

Presidenti amerikan, Donald Trump po ashtu pritet të marrë pjesë në sesionet virtuale, por është ende e paqartë nëse ai do të flasë në këtë samit. Shumë nga liderët e G20-ës kanë uruar presidentin e zgjedhur, Joe Biden, i cili mposhti Trumpin në zgjedhjet presidenciale amerikane të 3 nëntorit./rel

LEXO TE PLOTE