LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzohet për mashtrim/ Avokatët e Martin Shkrelit kërkojnë apelimin e vendimit

28 Qershor 2019, 16:50, Aktualitet CNA
Akuzohet për mashtrim/ Avokatët e Martin Shkrelit kërkojnë

Avokatët e ish-drejtuesit ekzekutiv të një kompanie farmaceutike, Martin Shkreli, do t?i kërkojnë të premten një gjykate federale të apelit të rrëzojë vendimin për dënimin penal të tij nën akuzat për mashtrim të investitorëve. Në gusht të vitit 2017 një juri federale në Bruklin e shpalli fajtor 36 vjeçarin Shkreli, për mashtrime me stoqet dhe investimet si dhe konspiracion. Në dosjen gjyqësore avokatët e tij argumentojnë se vendimi duhet të anulohet pasi juria ka marrë informacione të pasakta. Ata pritet të japin argumentat e tyre përpara një paneli prej tre gjyqtarësh të Gjykatës së Apelit të Rrethit të 2-të në Manhatan. Vetë Martin Shkreli, i cili u dënua me shtatë vjet burg në mars 2018 dhe ndodhet në një burg federal në Pensilvani, nuk pritet të paraqitet në gjykatë.

Martin Shkreli lindur në Brooklyn nga prindërit emigrantë me origjinë shqiptare u bë i njohur në të gjithë vendin pas themelimit të ?Turing Pharmaceuticals?, me blerjen e ilaçit që trajton infeksionet parazitare ?Daraprim? dhe duke rritur çmimin e tij në 5 mijë për qind, ose 750 dollarë për pilulë. Ky veprim shkaktoi kritika të aktivistëve dhe ligjvënësve. Në dhjetor 2015-s Martin Shkreli u akuzua për mashtrim lidhur me dy fonde investimesh dhe një kompani farmaceutike që kishte themeluar vite përpara ?Turingut?. Në fund ai u dënua për mashtrim investitorësh, duke u dërguar atyre deklarata të rreme mbi llogaritë bankare, fshehje të humbjeve në shuma të mëdha si dhe për makinacione lidhur me çmimin e aksioneve të kompanisë farmaceutike, ?Retrophin Inc?. Përveç dënimit me burg, Shkreli u urdhërua të paguajë dhe një shumë prej rreth 7 milionë dollarësh./VOA

Lajmet e fundit nga