Connect with Us

200 milionë nga taksat e shqiptarëve/ Pasuria e çmendur e Lulzim Bashës

Aktualitet

200 milionë nga taksat e shqiptarëve/ Pasuria e çmendur e Lulzim Bashës

Publikuar

-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ia di limitet pasurisë. I veshur me kostumin e politikanit, flet për varfëri, për rrënim të ekonomisë, ndërkohë vetë familjarisht jeton në luks.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e tij, bazuar në të dhënat e deklaruara pranë ILKDPKI-së,  dhe ku rezulton se nga kamarier në Rinas dhe përkthyes në Kosovë, është katapultuar në miliarder.

Me vilë në Hollandë, me pallate në emër të vjehrrit në Vlorë, me disa apartamente në Tiranë, me vila në bregdet, me vila në Farkë, diamante dhe piktura të shtrenjta janë pasuria e tij e tundshme dhe e patundshme.

Por, Basha asnjëherë nuk ka dhënë llogari se si e ka krijuar këtë pasuri.

Në deklarimin fillestar në vitin 2005, Basha deklaron se vetëm një pikturë i kushton 6 500 euro, dy ora dore i kushtojnë 5 200 euro dhe 4 500 euro, një  unazë diamanti  11 500 euro si dhe një  servis porcelani 6 800 euro.

Ndërsa makina që ka deklaruar Basha në vitin 2005, ka kushtuar 72 000 euro.

 

Po në të njëjtin vit, në 2005 ai deklaron një shtëpi banimi  në Holandë në vlerën 510 000 ,  tre apartamente në Tiranë, që kushtojnë 205 000 dollarë, 17 500 lekë, 62 000 dollarë, një apartament në Durrës që kushton  33 000 euro.

 

Por, nga viti në vit që nga 2005, Basha e ka shtuar pasurinë.

CNA.al ka bërë një përllogaritje të të gjitha të ardhurave të Lulzim Bashës që nga dita e parë që ka zbritur në Shqipëri.

Ai nga një përkthyes në Kosovë drejtoi KOP dhe më pas në çdo sekondë të këtyre 14 viteve të tij në politikë ka qenë në pushtet dhe i paguar nga taksat e shqiptarëve.

Basha ishte Ministër Transportesh me skandalin 200 milionë euro në rrugën e Kombit, Ministër i Jashtëm me skandalin e ujrave teritoriale me Greqinë, rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, Ministër i Brendshëm kur në 21 Janar, Garda, përgjegjësi e tij direkte vret 4 persona pas një proteste të Socialistëve kundër Ilir Metës, më pas zgjidhet kryebashkiak i Tiranës nga viti 2011 deri në 2015 dhe nga 2013 është kryetar i PD dhe deputet deri në shkurt 2019.

Në këto vite Lulzimi është paguar nga taksapaguesit dhe pasuria e tij është shtuar 200  milionë lekë nga pagat e majme në institucionet ku ka drejtuar, por edhe demokratët nuk e kanë lënë pa rrogë Bashën që nga fondet e PD ka “gllabëruar” të paktën 10 milionë lekë.

LEXO EDHE:  Rama "zgjohet" me Bashën/ Zbardhet letra e radhës

Disa qindra mijë euro Basha ka siguruar edhe nga shitja e një prone në Hollandë apo të tjera pasuri në Tiranë e Durrës.

Pasuria e Bashës është shtuar edhe nga të ardhurat marramendëse të bashkëshortes së tij Aurela Basha me gati 400 mijë euro, e cila si konsulente në një organizatë të huaj është paguar nga 11 mijë euro minimumi dhe deri në 49,512 euro në vit sipas të dhënave të pasurisë së CNA.al ka marrë pranë ILDKPKI-së.

Një nga të ardhurat e Lulzim Bashës dhe bashkëshortes të tij është shitja e një vile disa qindra mijëra euro në Hollandë dhe disa dhjetra milionë zonja Basha dhe Luli i kanë shtuar duke shitur pasuri të ndryshme si makina apo apartamente në Durrës dhe Tiranë.

Në publikimin e plotë të CNA.al nuk ka asnjë vlerë nga puna dhe xhirot disa miliona eurot të kunatit të tij të shumë akuzuar se drejton bizneset e familjes Basha.

Nuk ka asnjë qindarkë nga akuza për shitje mandate deputetësh nga 100 deri në 500 mijë euro. Nuk kemi pasqyruar para të tjera të fshehura ndoshta në biznese të ndryshme.

Gjithashtu nuk janë përfshirë edhe milionat e dollarëve për lobim në SHBA, që një zot e di burimin e tyre, por offshore me pronarë rusë tashmë  të konfirmuar nga FBI.

Më poshtë tabelat e plota me të ardhurat e Lulzim Bashës dhe bashkëshortes së tij, të cilat në total shkojnë:

Basha

2005- 5.881.800 lekë

2006- 19.870.000

2007- 15.670.000

2008- 16.000.0000

2009- 16.000.000

2010- 16.521.270

2011- 737.162

2012- 16.993.352

2013- 16.502.222

2014- 15.200.080

2015- 12.672.730

2016- 12.000.000

2017- 15.205.110

2018- 18.696.380

2019- 2.996.320

 

Aurela Basha

2005- 12.000 euro 2

2006- 49.512 euro

2007- 100.000 euro

2008- 75.000 euro

2009- 11.389 euro

2010- 14.038 euro

2011- 10.808 euro

2012- 20.000 euro

2013- 22.000 euro

2014- 26.040 euro

2015- 25.738 euro

2016————–

2017- 19.240 euro

2018- 55.369 euro

2019- 6.130 euro

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Basha jep alarmin/ Jemi në emergjencë absolute

LEXO EDHE:  Arrestohet në SHBA biznesmeni turk afër Lulzim Bashës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Basha/ Balili u transportua si VIP në Tiranë

LEXO EDHE:  Zana e Përrallave jeton në Brrakën e Doktorit e mban vetëm shkopin tek Long Hill-i i Lulzim Bashës

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: