LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet lokale/ Meta takon ambasadorët e BE-së

27 Qershor 2019, 11:24, Aktualitet CNA
Zgjedhjet lokale/ Meta takon ambasadorët e BE-së

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po vazhdon me axhendën e tij të takimeve duke pritur në zyrë edhe Ambasadorin e BE, Luigi Soreca si dhe ambasadorët e Francës, Britanisë dhe Gjermanisë.

Meta ka takuar të gjithë përfaqësuesit politikë në vend, që kanë rol në vendimarrje, përveç kryeministri Edi Rama i cili e refuzoi ftesën e Presidentit.

Këto takime po zhvillohen në kuadër të gjetjes së një zgjidhjeje për krizën politike që po kalon vendi ynë në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit./CNA.al

Lajmet e fundit nga