LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA kryqëzon Presidentin/ Ilir Meta drejt arrestimit?!

27 Qershor 2019, 17:30, Aktualitet CNA
SHBA kryqëzon Presidentin/ Ilir Meta drejt arrestimit?!

Një krizë politike ciklike kapi vendin sapo Lulzim Basha në mënyrë të beftë vendosi të digjte mandatet, duke dalë nga Parlamenti në shkurt 2019, kur në dhjetor thoshte se nuk i digjte mandatet dhe nuk e merrte pushtetin me protesta e dhune. Në momentet e para u tha se vendimi i Bashës ishte një vendim i drejtë, kishte mbështetje dhe duhej bërë për të larguar Edi Ramën, por nga lëvizja ?Rama ik?, sot përfunduam në lëvizjen ?Zgjedhje ik?.

Përtej analizës së djegies së mandateve, e cila duket se ka qenë një gabim i pakthyeshëm politik i Lulzim Bashës, që e ka kryqëzuar atë në mardhënie me ndërkombëtarët, duket se djegia e mandateve ka pasur disa prapaskena. Përtej faktit të thënë nga kryeministri Rama se Sali Berishës iu dogj viza nga SHBA, apo se Lulzim Basha kishte probleme me lobimin rreth 1 milionë dollarë të paguara nga ofshorë rus. Ka pasur një tjetër hall edhe më të madh, ishte arrestimi i Ilir Metës, si sukses i parë i reformës në drejtësi që ai e pengoi në çdo hap.

Më sa duket halli më i madh paska qenë presidenti ynë Ilir Meta. Sot ai u shfaq para mediave më i lodhur se kurrë, më i drobitur se kurrë, më i vetmuar se kurrë me një dekret të ri për datën e zgjedhjeve duke tentuar ti tregojë ndërkombëtarëve se ai ishte njeriu që ishte mbi palët, pa folur në fakt me shumicën shpalli dhe dekretoi një palë zgjedhje.

Ndërkohë, që Gjykata Kushtetuese dy vite më parë kishte shpallur dhe kishte vendosur se data e zgjedhjeve dhe shtyerja e tyre diskutohet vetëm nga Kolegji Zgjedhor. Dhe kështu ndodhi, Kolegji Zgjedhor e diskutoi dhe e zbardhi vendimin dhe e quajti si të pavlefshëm çdekretimin e datës së zgjedhjeve dhe dekretin e ri të bërë sot që duket të jetë në kundërshtim me të parin.

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, Ilir Meta ka të drejtë të bëjë një cirk politik për të shpëtuar kokën e vet mesa duket nga arrestimi. Amerikanët, ndërkombëtarët dhe kushdo tjetër që ka qenë në lojë janë qartazi dhe hapur kundër presidentit tonë, i cili me sa duket e paska kokën në ?satër? politik nga ndërkombëtarët dhe përtej thashethemeve për djegien e mandateve nga kryeministri e mazhoranca, diku tjetër paska qenë halli.

Ndoshta Lulin dhe Ilirin i bashkoi një hall, njërin lobimet dhe tjetrin prangat e tundura nga amerikanët që vërtetë sot apo dje e kanë treguar qartazi se janë kundër qëndrimeve të presidentit dhe të opozitës. Tashmë nuk ngelet asgjë tjetër vetëm të presim arrestimin e Ilir Metës. Nga President pritet të shkarkohet, procedura ka nisur në Komisionin e Ligjeve, firmat janë mbledhur dhe më pas në Komisionin Hetimor për shkakrimin e Presidentit, i cili mund të vijë në një moment kur të jetë gati Gjykata Kushtetuese dhe ndoshta tetori nuk do ta kapë në Presidencë Ilir Metën, por në atë kohë do të jetë duke organizuar LSI-në dhe duke tentuar të bëjë zgjedhje brenda partisë për të zëvendësuar bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi ndoshta edhe nga qelia.

Deklarata e Zv/ ndihmës Sekretarit Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer për VOA ku ka theksuar se SHBA njeh 30 Qershorin si datën e zgjedhjeve.

?SHBA njeh 30 Qershorin si ditën e zgjedhjeve. Shpresojmë që zgjedhjet të zhvillohen në datën 30 qershor të qeta dhe transparente. Mosmarrveshjet do të zgjidhen me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese? tha Palmer.

Tani Ilir Meta, s’ka ç’të presë tjetër përveçse prangat, pasi të shkarkohet nga president së shpejti./CNA.al

SHBA kundër Metës/ ?Zgjedhjet me 30 Qershor?

Britania e Madhe kundër dekretit të Metës/ Njeh 30 Qershorin si datë zgjedhjesh

Lajmet e fundit nga