LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Seriali i dekretimeve/ Meta: I treti, i vërteti, gati të përballem në Hagë

27 Qershor 2019, 13:19, Aktualitet CNA
Seriali i dekretimeve/ Meta: I treti, i vërteti, gati të

Presidenti Ilir Meta pasi çdekretoi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore, ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka dekretuar një tjetër datë për zgjedhjet.

Meta tha se ka vendosur të dekretojë 13 tetorin, si datën e re të zgjedhjeve, me qëllim që sipas tij të ketë gjithëpërfshirje dhe që në asnjë bashki të mos ketë vetëm një kandidat.

Por, i pyetur nga gazetarët, nëse Rama nuk do të regjistrohet në zgjedhjet e 13 tetorit, a do të dekretojë një tjetër datë, Meta e la të hapur edhe këtë mundësi.

?I treti, i vërteti. Kam marrë përgjegjësinë për të garantuar qetësinë e vendit.?-tha Meta.

Sa i takon vendimit të tij, të cilin mazhoranca e ka cilësuar në shkelje të Kushtetutës, Meta u shpreh i gatshëm të marrë çdo lloj përgjegjësie dhe të përballet me çdo lloj gjykate.

?Jam gati të përgjigjem për këtë akt përpara çdo gjykate  kombëtare dhe ndërkombëtare, që ka akses në vendin tonë. Madje edhe në Hagë, po të doni. Por ta dini që është një vendim i mrekullueshëm që shqiptarët të kenë një të dielë të mirë, që të kenë kohë për reflektim dhe në të vijojmë këtë rrugë të nisur në dhjetor ?90?-tha Meta para gazetarëve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga