LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reagon Leonard Olli/ Shtyrja e zgjedhjeve nuk sjell asgjë të re

27 Qershor 2019, 15:37, Politikë CNA
Reagon Leonard Olli/ Shtyrja e zgjedhjeve nuk sjell asgjë të re

Kandidat i Bindjes Demokratike në Korçë, Leonard Olli, foli për situatën politike në vend, ku Presidenti Meta njoftoi 13 tetorin si datë të re për zgjedhjet vendore.

I ftuar në studion e lajmeve në ?ABC? Olli theksoi se kjo nuk do të sjellë asgjë të re në zgjidhjen e krizës, ndërsa theksoi se i vetmi përgjegjës është kryeministri Edi Rama.

?Fajtor dhe përgjegjës për situatën e vendit bëj kryeministrin. Ai është në pozitat e “më të fortit”, ndaj duhet të gjejë formën dhe mënyrën për ta bërë palën tjetër të besojë tek zgjidhja.

Kemi 30 vjet që akuzojmë e i grabisim votat njëri- tjetërit dhe vazhdojmë të jemi me njëri- tjtrin përballë sërish.

Nëse ishim të paftë deri sot të gjenim rrugën për të dalë nga kjo krizë, kjo kohë e shkurtër nuk do na aftësojë asgjë të re.

Pra nuk ka kuptim ti japim kohë kohës, nëse nuk gjetëm zgjidhje deri sot. Ky është mendimi llogjik?-theksoi Olli/CNA.al

Lajmet e fundit nga