LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama refuzoi takimin/ Meta e pret në zyrë prej orës 05:00

27 Qershor 2019, 05:56, Aktualitet CNA
Rama refuzoi takimin/ Meta e pret në zyrë prej orës 05:00

Ndërkohë që vetëm tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 30 qershorit, një ditë më parë, Presidenca njoftoi se kreu i shtetit ka thirrur në një takim palët politike, për të dialoguar, për të gjetur një zgjidhje në lidhje me krizën që po kalon vendi.

Por i vetmi që iu ka përgjigjur pozitivisht ftesës së Metës është kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili ka konfirmuar vajtjen në presidencë sot në ora 09.00.

Nga ana tjetër, kryeministri dje njoftoi se refuzon të shkojë, pasi është i zënë me takime.

Ndaj presidenca, pas njoftimit jo zyrtar, por në rrjetet sociale nga e kryeministrit, ka njoftuar me anë të zëdhënësit Blushi se Presidenti Meta do të jetë sot me datë 27 qershor nga ora pesë e mëngjesit në zyrë duke e pritur.

?Reagim i zëdhënësit të Presidentit, z.Tedi Blushi
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim kryetarin e Partisë Socialiste dhe kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.
Takimi me z.Basha është fiksuar të zhvillohet nesër në ora 09:00.
Duke qenë në dijeni që z.Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në ora 13:00 duke pritur sërish që kryeministri të gjejë kohë.?-thuhej në njoftimin e presidencës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga