LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta zgjon Lulin nga gjumi

27 Qershor 2019, 08:34, Aktualitet CNA
Meta zgjon Lulin nga gjumi

Më në fund dikush ka arritur ta zgjojë Lulzim Bashën. Megjithëse e ka pasur shumë të vështirë, për herë të parë, Lulzim Basha është zgjuar në orën 09:00 për të shkuar në një takim zyrtar.

Sot në mëngjes, Basha është paraqitur në Presidencë, pas ftesës që i është bërë dje zyrtarisht dhe publikisht nga presidenti Ilir Meta.

Në fakt mjafton të shikosh axhendën e përditshme të Lulzim Bashës dhe e kupton që të gjitha takimet e tij fillojnë pas orës 11:00, pasi ai e ka qejf gjumin dhe fle shumë.

Por, presidenti i bëri ftesë kryetarit të Republikës së re, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit tha se ishte në fushatë, ndërsa Meta tha se do ta priste në zyrë prej orës 05:00 të mëngjesit e deri në drekë. Dhe sot ashtu siç kishte premtuar është zgjuar që në orën 05:00 të mëngjesit, për t?u paraqitur në zyrën e tij.

Por që prej orës 05:00 deri në orën 09:00 i janë dashur katër orë për të pritur Lulzim Bashën, që t?i shkojë në takim. Dhe në fund ia ka arritur qëllimit. Ia ka vlejtur barra qeranë. Ilir Meta, pas shumë telefonatave dhe angazhimit të miqve e shokëve të përbashkët, ka mundur ta zgjojë Lulin.

Kjo është fitorja e parë e Presidentit tonë sot. Ai mundi të zgjojë Lulzim Bashën nga gjumi./ CNA.al

https://www.cna.al/2019/06/27/kriza-politike-basha-mberrin-ne-presidence-per-takimin-me-meten/

https://www.cna.al/2019/06/27/takoi-bashen-ne-presidence-meta-tregon-se-cfare-folen/

Lajmet e fundit nga