Kongresmeni amerikan Eliot Engel bën thirrje për qetësi në Shqipëri – CNA
Connect with us

Aktualitet

Kongresmeni amerikan Eliot Engel bën thirrje për qetësi në Shqipëri

Publikuar

-

Kongresmeni amerikan Eliot Engel, Kryetar i Komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve, u bëri thirrje të gjitha palëve “të qëndrojnë larg konfrontimit, të tregojnë përmbajtje maksimale dhe të ndalojnë të gjitha aktet e dhunës.”

Në një deklaratë, zoti Engel shprehu shqetësim për gjendjen e tensionuar në Shqipëri, ku siç tha ai, udhëheqësit politikë duket se kanë arritur një “rrugë pa krye”.

“Kjo mosmarrëveshje, thotë ai, mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe në bazë të sundimit të ligjit.”

“Shqipëria, – thuhet në deklaratë, – është anëtare e NATO-s dhe meriton një të ardhme evropiane, por krizat e përsëritura rreth zgjedhjeve e minojnë ecjen e saj përpara.”/VOA

 

 

Aktualitet

Me shapka dhe bluzë kuq e zi/ Kujtim Gjuzi poston foton në breg të detit

Publikuar

-

By

lsi drejt falimentimit

Deputeti i listës së Lulzim Bashës, Kujtim Gjuzi ka tërhequr sërish vëmëndjen sot, nëpërmjet veshjes së tij.

Deputeti Gjuzi ka publikuar në rrjetet sociale, një foto duke qëndruar në breg të detit, ku shfaqet me shapka të bardha dhe një bluzë të kuqe që ka në sfond shqiponjën e flamurit kombëtar, si dhe një palë pantallona të shkurtra sportive në ngjyrë blu.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I ofrojnë 35 milionë euro në sezon/ Ja kush është klubi i marrosur pas Gareth Bale

Publikuar

-

Nëse Gareth Bale thotë “po”, brenda pak orësh mund të shndërrohet në një nga 2-3 futbollistët më të paguar në botë.

Sigurisht, për ta bërë një gjë të tillë duhet të pranojë një ofertë që i ka ardhur nga Kina, ku sigurisht milionat nuk mungojnë.

E përditshmja britanike “Telegraph” raporton se Beijing Gouan, klubi me qendër në Pekin, i ka ofruar uellsianit një kontratë prej rreth 35 milionë eurosh në vit, që do ta bënte atë futbollistin më të paguar në Azi dhe jo vetëm.

Tani mbetet të mësohet nëse Bale do të vendosë të braktisë Europën, apo do të vazhdojë luftën e tij me Real Madrid, duke insistuar që të largohet nga dera kryesore e jo në mënyrën se si po mundohen ta largojnë nga “Los Blancos”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dokumentet-Berisha denoncon skandalin/ Si u grabit lulishtja e qytetit  

Publikuar

-

By

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilit është përvetësuar lulishtja e lagjes “Çlirim” në Berat, nëpërmjet një kontrate fiktive.

Denoncuesi thekson se kjo lulishte ne bashkepunim me drejtues institucionesh dhe drejtues te Z.V.R.P.P.-së Berat eshte pervetesuar ne prone private dhe për më tepër, sipas tij kulmi arrin se personin e kane pajisur dhe me Certifikate pronesie.

“Pershendetje! Eshte pervetesuar lulishtia e lagjes “Clirim” ne qytetin e Beratit nepermjet nje kontrate fiktive. Kjo lulishte ne bashkepunim me drejtues institucionesh dhe drejtues te Z.V.R.P.P.- Berat eshte pervetesuar ne prone private, kulmi arrin se personin e kane pajisur dhe me Certifikate pronesie. Bashkia Berat dhe cdo institucin tjeter ka dijeni, por per shkak te mandateve dhe perfitimeve personale heshtin. Asnje nuk po reagon per kete pamje, duan te ndertojne pallat… Ju lutem mos heshtni! Me respekt”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending