LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KiE tërhoqi vëzhguesit zgjedhor/ Reagon Vasili

27 Qershor 2019, 10:36, Aktualitet CNA
KiE tërhoqi vëzhguesit zgjedhor/ Reagon Vasili

Pas takimit që nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili zhvilloi sot me Presidentin Ilir Meta në zyrën e këtij të fundit, ai ka dalë në një konferencë për mediat.

Vasili foli lidhur me tërheqjen nga ana e KiE të vëzhguesve të zgjedhjeve duke e quajtur këtë veprim si një veprim që tregon se institucionet europiane treguan se janë nëlartësinë e duhur duke mos pranuar zgjedhje një partiake.

?Të vëzhgojë zgjedhjet pa opozitën për europën nuk ekzistojnë. Për shqiptarët ky vendim ishte marrë me kohë.

Edi Rama servir monizëm, kriminalitet dhe për ta kthyer këtë vend në një pre të tij.

Institucionet europiane u treguan në lartësinë e duhur, pasi zgjedhjet nuk ekzistojnë. Komploti i Edi Ramës kishte në plan të parë konfrontimin civil pasi për Ramën, provokimi, dhuna, kufomat janë të dobishme që t?i shërbejnë pushtetit të tij.

Sot ka vetëm një njeri që do ti çoj shqiptarët në përplasje civile dhe ky është Edi Rama.

Ministri italian Mateo Salvini ka thënë dje se 30 qershori do të ishte një konfrontim i hapur i përplasjes civile.

Asnjë shqiptar nuk do të bëjë pazar me mundësitë dhe të drejtat e tij. 30 qershori dhe nga pikpamja kushtetuese dhe ligjore, i ka dhënë përgjigje kësaj çështjeje, nuk kemi zgjedhje.

Ne jemi këtu të palëkundur për të mbrojtur pluralizmin, paqen në vend dhe për t?i parë zgjedhjet si një ditë ku shqipëria merr frymë lirisht.? tha Vasili në fjalën e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga