LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Fliste gjithmonë për buzëkuqin dhe pasurinë"/ Sportisti i famshëm "ironizon" Kylie Jenner

27 Qershor 2019, 09:10, Aktualitet CNA
"Fliste gjithmonë për buzëkuqin dhe pasurinë"/

Para disa muajsh në Las Vegas u zhvillua “Met Gala” ku morën pjesë shumë të famshëm nga e gjithë bota por vetëm sot bashkëshorti i Jennifer Lopez, sportisti Alex Rodriguez tregoi disa sekrete nga ajo natë për ?Sports Illustrated?.

Met Gala është një organizim privat, që do të thotë nuk lejohen gazetarët në festë, as kamerat dhe aq më pak intervistat dhe mesa duket ai dhe Jennifer Lopez ishin në një tavolinë të mbushur me yje, megjithatë e vetmja që fliste për pasurinë e saj ishte Kylie Jenner. Te paktën kështu thotë ish-sportisti:

?Ne ishim në një tavolinë shumë të mirë. Ishte Idris Elba dhe bashkëshortja e tij. Një këngëtar i njohur pranë meje, nuk ja mbaj mend emrin. Ishte dhe Donatella Versace. Kishim afër dhe Kylie-n dhe Kendall Jenner. Edhe aktroin kryesor të ?Rich Asians?. Kylie ishte ajo që fliste gjatë gjithë kohës për Instagram-in, buzëkuqin e saj dhe se sa e pasur është.

Dhe përgjigja e Kylie-t për Rodriguez nuk vonoi. Me anë të një postimi në Twitter ajo thotë: ?Jo nuk fola për pasurinë time. Ne vetëm diskutuam për Game of Thrones.?

Lajmet e fundit nga