LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Digjini materialet zgjedhore”/ Drejtori i shkollës i dorëzon çelësat militantëve

27 Qershor 2019, 15:04, Aktualitet CNA
“Digjini materialet zgjedhore”/ Drejtori i shkollës i

Partia Demokratike dhe LSI-ja po bëjnë gjithçka për të penguar zgjedhjet e 30 Qershorit në bashkitë që drejtohen nga këto forca politike.

Mësohet se në bashkinë e Kavajës, e cila drejtohet nga PD, drejtori i asrsimit parashkollor Eris Xhihani ka marrë çelësat e shkollës e cila do të shërbente si qendër votimi në mënyrë që në shkollën drejtuar prej tij të mos lejohen materialet zgjedhore.

Bashkia e Kavajës ka dhënë urdhër të prerë për parandalimin me çdo lloj mënyre zgjedhjet e 30 Qershorit, duke kërkuar të ndërrohen drynët e portave të shkollave për të mos lejuar futjen e materialeve zgjedhore në to. Gjithashtu bëhet me dije se është kërkuar që nëse materialet zgjedhore futen në KZAZ-të përkatëse, militantët e PD-së, duhet ti shkatërrojnë ato me forcë edhe ti djegin./CNA.al

Lajmet e fundit nga