Connect with Us

Basha kundër Metës/ “Nuk hyjmë në zgjedhje pa u plotësuar kushtet”

Aktualitet

Basha kundër Metës/ “Nuk hyjmë në zgjedhje pa u plotësuar kushtet”

Publikuar

-

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë për shtyp bëri të ditur qëndrimin e tij në takimin me presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Sipas Bashës, PD dhe opozita e bashkuar nuk merr pjesë në zgjedhje pa dalë para drejtësisë personat që janë përfshirë në krime elektorale.

Basha theksoi se nuk do të bëjë marrëveshje me Edi Ramën në asnjë rrethanë.

“Po u bëj me dije qëndrimin tim në takimin me presidentin e Republikës. PD dhe opozita e bashkuar nuk merr pjesë në zgjedhje dhe në proces zgjedhjesh apo diskutim për to pa dalë para drejtësisë krimi elektoral. Ne nuk diskutojmë me Edi Ramën në asnjë rrethanë. Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm. Ata që mendojnë se Edi Rama po fiton gabon. Edi Rama është në fund të rrugës së tij. Ai ka shkelur çdo rregull loje dhe është bërë ortak me krimin. Këtë gjë e ka bërë për pushtet edhe për para dhe asnjë lloj pushteti nuk do ta mbrojë dot më. Edi Rama ka akoma mercenarë në krah që e mbrojnë në krimin e tij. Edi Rama ka trahdëtuar popullin e tij ka tradhëtuar Shqipërinë”,-tha Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtënat me armë në Elbasan/ Policia arreston një nga autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Publikuar

-

Nga

Të shtënat me armë në Elbasan/ Policia arreston një nga autorët, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur rreth  orës 11:50, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh ishin përdorur dhe armë zjarri.

Blutë bëjnë me dije se u bë identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve, shtetasi Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

LEXO EDHE:  Basha konfirmon kandidatët për zgjedhjet lokale

LEXO EDHE:  Demarkacioni me Malin e Zi/ Basha: Lajm i mirë për Kosovën dhe miqtë e saj

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia e Elbasanit, për kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja.

Ndërkaq, materialet hetimore në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti tragjik në Pukë/ Ndahet nga jeta Mark Ndou, drejtor i Inspektoratit të Pyjeve

Publikuar

-

Nga

Aksidenti tragjik në Pukë/ Ndahet nga jeta Mark Ndou, drejtor i Inspektoratit të Pyjeve

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Pukës, ku ka humbur jetën drejtori drejtori i Inspektoratit të mbrojtjes së pyjeve në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bugjon të Pukës rreth orës 14:00, ku mësohet se punonjësit kanë humbur kontrollin e automjetit  duke dalë nga rruga.

Drejtori Mark Ndou është nxjerrë nga mjeti dhe është transportuar në Spitalin e Pukës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra ndërkohë që punonjësi ndodhet në gjendje të rëndë./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Elona Guri i nxjerr të palarat Ramës/ Zbulon si i lutej dhe i kërkonte falje Metës në 2013-ën

LEXO EDHE:  Një i dënuar për mashtrim në Kryesinë e PD

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveria merr vendimin për shkollat/ Basha: Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë

Publikuar

-

Nga

Qeveria merr masat për shkollat/ Basha: Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar mbi vendimin e marrës së fundi nga Ministria e Shëndetësisë për shkollat në kushtet e pandemisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Basha shkruan se kryeministri Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë, duke shtuar se qeveria nuk ka asnjë plan konkret për situatën në të cilën ndodhet vendi.

“Dje Rama deklaroi se nuk ka asnjë arsye për të mbyllur shkollat sepse “fëmijët nuk të infektojnë me koronavirus”. Ndërsa sot shpalli mbylljen e pjesshme të shkollave. Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë dhe as që ia ka idenë se çfarë duhet bërë. Rama nuk ka asnjë plan. Dhe pa plan, nuk mund ta fitosh luftën kundër pandemisë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që punon dhe merr vendimet e duhura për njerëzit, jo për qeverinë Rama që çfarë thotë sot, nuk thotë nesër”, shkruan Basha./CNA.al.

LEXO TE PLOTE