LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot në "Vrasje të vogla"/ Mehmet braktis Burxhun dhe rikthehet tek Arzu

26 Qershor 2019, 09:24, Lifestyle CNA
Sot në "Vrasje të vogla"/ Mehmet braktis Burxhun dhe

Oja shkon në apartamentin e Serhanit dhe kalojnë momente intime. Merve i tregon Mehmetit se raporti Burxhus është fallco. Mehmet ndahet nga Burxhu. Ai kthehet në shtëpi por Arzu nuk e pranon. Mehmet i premton Arzus se do e fitojë sërish.

Oja i tregon Edipit një foto të profesorit dhe e pyet nëse e njeh. Edip ia tregon foton Merves. Ajo tronditet kur mëson se profesori është gjallë. Merve shkon në spital dhe kërcënon profesorin. Profesori i thotë komisarit se ka nisur një jetë të re dhe nuk kthehet më pas. Merve i thotë Pelinit se ka vendosur të dorëzohet në polici.

Pelin i premton Merves se do e bashkojë me Serhanin vetëm që të mos dorëzohen në polici. Pelin bind Tajlanin të ftojë për darkë Serhanin. Serhan përballet me Merven dhe inatoset kur kupton që ka rënë në kurthin e tyre.

Merve pyet Serhanin nëse ka të dashur. Serhan i thotë se ajo nuk meriton ta dijë këtë. Mila shkon të flejë nga i ati dhe Merve i jep me vete një arush brenda të cilit fshihet një kamera.

Lajmet e fundit nga