LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si mund të bëhesh super milioner në Shqipëri?/ Erjon Muharremaj, "haraçi" i KLGJ-së

26 Qershor 2019, 15:08, Aktualitet CNA

Milionerët e drejtësisë, nuk i gjejmë vetëm në gjykata e prokurori , por edhe në institucionet që i mbikqyrin ata, apo siç quhen ndryshe institucionet rregullatore.

Anëtarët Këshillit të Lartë Gjyqësor, apo të zgjedhurit nga goglat e politikës rezultojnë me pasuri marramendëse, me llogari të tëra, bankare, apartamente dhe makina.

A thua se nuk kanë jetuar dhe punuar në Shqipëri, ku varfëria qëndron këmbëkryq.

Por, duke zënë dhjetra vende pune, duke zhvatur dhe rrjepur sa më shumë nga buxheti i shtetit, janë shndërruar sa hap dhe mbyll sytë në milionerë.

Ndoshta t’u thuash milionerë, është ofenduese dhe fyese për ta, pasi realisht kanë kapur miliardat.

Për të tillë njerëz, Shqipëria është bukur, madje sa vjen dhe bëhet më e bukur dhe më lumtur.

Pasuria që ata kanë deklaruar pranë ILDKPKI-së, është marramendëse.

Anëtari i KLGJ, Erjon Muharremaj, sipas të dhënave që CNA.al ka siguruar pranë ILDKPKI-së, rezulton pronar i të paktën tre apartamenteve.

Iu referohemi vetëm atyre që ka deklaruar, dy  apartamente në Tiranë, njëri  me sipërfaqe 104 m2 që kushton 16.200.000 lekë dhe  tjetri me sipërfaqe 92.5 m2 që ka kushtuar 70.000 dollarë si dhe një apartament me sipërfaqe 68 m2, në Himarë, që ka kushtuar  25.000 euro.

Vetëm garazhi me sipërfaqe 20.4 m2 i ka kushtuar Muharremajt 15 000 euro. Më tej ai ka deklaruar dhe një patundshmëri në Durrës, që e cilëson arë me sipërfaqe 11000 m2 me vlerë 3.685.000 lekë.

Në fakt një pjesë e madhe e zyrtarëve pronat në bregdet kanë zgjedhur ti quajnë pyje dhe ara, edhe në rastet kur nuk janë të tilla. Gjithsesi institucionet kompetente duhet të bëjnë verifikimin, nëse edhe Muharremaj bën pjesë ne kategorinë e zyrtarëve të tillë.

Nëntë llogari bankare dhe të paktën shtatë burime të ardhuash ka deklaruar anëtari i KLGJ-së Erion Muharremaj, në kohën që ka marrë detyrën.

Pedagog super të pasur vetëm në Shqipëri gjen, prandaj e kanë lulëzuar arsimin, se e kanë   mendjen tek lulëzimi i pasurisë së tyre.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga anëtari i KLGJ-së, Erjon Muharremaj.

Viti 2018 (Deklarata fillestare)

Apartament, sip. 104 m2,në Tiranë,  çmimi i blerjes:16.200.000 lekë.

Apartament, sip 68 m2, në Himarë çmimi i blerjes: 25.000 euro.

Apartament Sip. 92.5 m2 në Tiranë. Çmimi i blerjes:  70.000 dollarë amerikan

Garazh, Sip. 20.4 m2 në Tiranë. Çmimi i blerjes: 15.000 euro.

Arë me Sip. 11000 m2 në Durrës. Vlera: 3.685.000 lekë.

Autoveturë, çmimi i blerjes: 4.000 euro.

Llogari bankare. Burimi i krijimit: Të ardhura nga puna si Zv.Dekan i Fakultetit të Drejtësisë të UT, lektor në Shkollën e Magjistraturës, ekspert Iigjor. Gjendja e llogarisë në datën 20.12.2018 në shumën 526,088.58  lekë.

Llogari bankare. Burimi i krijimit: Të ardhura nga puna si Zv.Dekan i Fakultetit të Drejtësisë te UT, lektor në Shkollën e Magjistraturës, ekspert Iigjor. Gjendja e llogarisë në daten 20.12.2018 është  17,915.68 dollarë amerikan.

Llogari bankare. Burimi i krijimit: Të ardhura nga puna si Zv.Dekan i Fakultetit të Drejtësisë të UT, lektor në Shkollën e Magjistraturës, ekspert ligjor. Gjendja e llogarisë në datën 20.12.2018, në shumën 372.10 euro.

Llogari bankare, depozitë kursimi. Gjendja e llogarisë në datën 20.12.2018, në shumën 5,070.56 dollarë amerikan.

Llogari bankare, garanci për kartë krediti Visa. Burimi i krijimit: Të ardhura nga puna si Zv.Dekan i Fakultetit të Drejtësisë të UT, lektor në Shkollën e Magjistraturës, ekspert Iigjor. Shuma e garancisë: 400,000.00 lekë.

Llogari bankare: Të ardhura nga puna si ekspert ligjor, 19 404 73 lekë.

Llogari bankare. Burimi i krijimit: Të ardhura nga puna si ekspert, 3 860 32 lekë.

Llogari bankare. Burimi i krijimit: Të ardhura nga puna si ekspert Iigjor, -6.87  dollarë amerikanë.

Llogari bankare, nga puna si jurist, Studio Ligiore”Nexhi”, Rruga “Urani Pano”, Tirane.  Gjendje ne Cash jashtë sistemit bankar. Burimi i krijimit: Kursime familjare, 72 00 lekë.

Gjendje në cash jashtë sistemit bankar, vlera: 280,000.00 lekë.

Të ardhura nga puna me kohë të plotë si Zv. Dekan, Fakulteti i Drejtësisë të UT.  Institucioni i Arsimi të Lartë. Angazhimi: Mësimdhënie dhe detyra administrative, 1.820.925 lekë.

Të ardhura nga puna me kohë të pjesshme si Lektor, Shkolla e Magjistraturës. Institucion arsimor publik, i pavarur, realizon trajnimin fillestar dhe vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe të profesioneve të tjera ligjore. Angazhimi: Mësimdhënie, 32.094 lekë.

Të ardhura nga puna me kohë të pjesshme gjatë shkollës verore si lektor Ludëig Boltzmann Institute, në shumën  233.33 euro.

Të  ardhura nga puna me kohë të pjesshme si ekspert Ligjor në shoqërinë “Sogerom SA”, në shumën 15 626 euro.

Luxembourg. Shërbime konsulence ndaj Komisionit te Bashkimit euro. Evropian per hartimin, vlerësimin dhc zbatimin e projekteve.

Të ardhura nga puna me kohë të pjesshme si Ekspert Ligjor për OJF medisore, “Connecting Natural Values and People” (CNVP), 289 836 lekë.

Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 2 730 euro.

Të ardhura nga puna me kohë të pjesshme si jurist, Studio Ligjore 7,581.00  lekë.

Bashkëshortja

Llogari bankare, 163 992 77 lekë.

Gjendje cash jashtë sistemit bankar, 20 000 00 lekë.

Viti 2018

Llogari bankare. Burimi i krijimit: Të ardhura nga puna si Zv.Dekan i Fakultetit të Drejtësisë të UT, ekspert ligjor. Shtuar me 64,707 lekë.

Gjendja e llogarisë në datën 31.12.2018 në shumën 590,795.58 lekë.

Llogari bankare. Burimi i krijimit: Të ardhura nga puna si Zv.Dekan i Fakultetit të Drejtësisë të UT, ekspert ligjor. Pakësuar me 1.5 dollarë amerikan, komision për mbajtje llogarie.

Gjendja e llogarisë në datën 31.12.2018 në shumën 17,914.18 dollarë amerikan.

Llogari bankare. Burimi i krijimit: Të ardhura nga puna si Zv.Dekan i Fakultetit të Drejtësisë të UT, ekspert ligjor. Shtuar me 0,12 euro, interes bankar.

Burimi i krijimit: Të ardhura nga puna si Zv.Dekan i Fakultetit të Dreësisë të UT, lektor në Shkollën e Magjistraturës, ekspert ligjor. Nuk ka ndryshim.  Gjendja e llogarise në datën 31.12.2018, në shumën 372.22  euro.

Llogari bankare, depozitë kursaimi. Gjendja e llogarisC në daten 31.12.2018 është 5,070.56 dollarë amerikan.

Llogari bankare garanci për kartë krediti VISA. Burimi i krijimit: Të ardhura nga puna si Zv.Dekan i Fakultetit të Drejtësisë të UT, lektor në Shkollën e Magjistraturës, ekspert ligjor. Shtuar me 511.65 lekë.

Shuma e garancisë: 400,511.65 lekë.

Llogari bankare. Shtuar me 1.4 dollarë anterikan. Gjendja e llogarisë në datën 31.12.2018 është 19,407.48 dollarë amerikan.

Llogari bankare, shtuar me 13,393.89 euro, nga të cilat 13,393.88 euro të ardhura nga shërbime konsulence ndaj Komisionit të Bashkimit Evropian si Ekspert ligjor për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Burimeve Natyrore dhe Aftësive Ripërtëritësëe,Projekti EuropeAid /138778/DH/SER/multi, realizuar para datës së marrjes së detyres si anëtar i KLGJ më 12.12.2018 dhe 0.01 euro interes bankar.

Gjendja e llogarisë në datën 31.12.2018 është 17,254.21 euro.

Llogari bankare. Burimi i krijimit: Të ardhura nga puna si Banka ekspert ligjor. Pakësuar me 1.72  dollarë amerikan, komision për mbajtje llogarie.

Gjendja e llogarisë në datën 31.12.2018: -8.59  dollarë amerikan.

Llogari bankare. Të ardhura nga puna si jurist, Studio Ligjore “Nexhi”, Rruga Urani Pano”, Tiranë. Gjendja e llogarisë në datë 31.12.2018: 72.00  lekë.

Gjendje në Cash jashtë sistemit bankar. Burimi i krijimit: Kursime familjare. Vlera: 280,000.00 Iekë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga