LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpërndante kokainë/ Arrestohet 50-vjeçari nga Tirana

26 Qershor 2019, 09:16, Aktualitet CNA
Shpërndante kokainë/ Arrestohet 50-vjeçari nga Tirana

Policia ka arrestuar sot një 50-vjeçar i cili është kapur me kokainë. 50-vjeçari  kishte me vete 87 gram kokainë e bërë gati për shitje në 174 doza.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar ?Recidivist?, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike?.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Finalizohet operacioni antidrogë ?Recidivist”.

Sekuestrohet 87 gramë Kokainë e ndarë në 174 doza gati për shitje.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar ?Recidivist?, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike?.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi A. M., shiste në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, të cilën e siguronte jashtë qytetit të Tiranës.

Nga ana e punonjësve të Policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pas një pune intensive është bërë e mundur kapja në flagrancë e personit të lartpërmëndur me doza lënde narkotike Kokainë, e gatshme për tu hedhur në treg në zonën e Alliasit ku gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua 87 gram lëndë narkoitke kokainë e ndarë në doza.

Gjithashtu u sekuestrua edhe 1 automjet i markës Mecedez Benz me të cilin lëvizte i dyshuari për tregtimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme ./CNA.al

Lajmet e fundit nga