LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pritë dhe breshëri plumbash/ Del video e atentatit në Durrës  

26 Qershor 2019, 13:03, Aktualitet CNA
Pritë dhe breshëri plumbash/ Del video e atentatit në Durrës

Pamjet filmike, në videon e mëposhtme tregojnë se si u organizua dhe zhvillua atentati i disa ditëve më parë në Durrës, në rrethrrotullimin e Kënetës, ku mbeti i plagosur Julian Meçaj dhe Plarent Dervishaj, kunati i Lulzim Berishës.

Julian Meçaj dhe Plarent Dervishaj u gjendën nën breshërinë e plumbave, por arritën të shpëtonin.

Sipas A2 CNN, Meçaj, 36 vjeç, ka marrë një plumb në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë ndihmën e parë në urgjencën e spitalit të Durrësit, ndërsa Dervishaj, 47 vjeç, pësoi vetëm një gërvishtje. Personi i tretë i ndodhur në makinë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk është plagosur.

Në pamjet filmike shihet se si dy atentatorët dalin nga një makinë tip BMW dhe qëllojnë drejt mjetit tjetër, tip Range Rover, i cili përplaset pas një muri. Më pas ata largohen, ndërsa njëri prej personave të rënë në pritë del nga makina dhe i ndjek me vrap.

 

Lajmet e fundit nga