LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Basha/ 30 Qershori do kthehet në përplasje civile

26 Qershor 2019, 19:35, Aktualitet CNA
Paralajmëron Basha/ 30 Qershori do kthehet në përplasje civile

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për mediat, paralajmëroi se 30 qershori do të kthehet në përplasje civile, ndërsa theksoi se të gjithë kriminelët e ?Bild? po bëjnë sërish të njejtën gjë më blerjen e votave.

?Edi Rama nuk heq dorë nga dhuna dhe krimi.

Tashmë ai po përdor funksionarët shtetorë për të kërcënuar dhe shëpërndarë para për vjedhjen e votave.

Ministrja e Mbrojtjes sot ka qënë në Peshkopi me makina ushtrie me targa fallco private për të shpërndarë para për të dalë në zgjedhje.

Edhe Ministrja po bën atë që bëri bashkëshorti i saj i kapur në përgjimet e Bild, bashkëshorti që i shpëtoi dekriminalizmit duke mos kandiduar më.

I gjithë procesi në Peshkopi po drejtohet sërish nga Robert Aga, shefi i policisë që bashkëpunon me krimin e organizuar. Robert Aga duhet të ishte në burg për trafik droge dhe bashkëpunim me krimin për vota.

Të gjithë kriminelët e ?Bild ?po bëjnë sërish të njëjtën gjë.

Dhuan është shpëtimi i tij.

Ai ka një skenar kriminal që  30 qershori të kthehet në përplasje civile.

Dita e ndëshkimit për Edi Ramës është shumë pranë.?-tha Basha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga