Connect with Us

Ledina Çelo “ndez” rrjetin/ Publikon foton “hot” nga pushimet

Aktualitet

Ledina Çelo “ndez” rrjetin/ Publikon foton “hot” nga pushimet

Publikuar

-

Ledina Çelo është një nga këngëtaret më të pëlqyera të showbizit shqiptar. Duket se vitet janë vetëm një numër për të, pasi në foton e publikuar së fundi i ka mahnitur të gjithë me linjat pothuajse perfekte.

E veshur me një palë mini bikini ajo ka treguar se është në super formë fizike. “Më në fund diell”-shkruan këngëtarja krahas fotos.

LEXO EDHE:  Foto- ‘Perëndia e Rrugëve’/ Njihuni me jetën e shthurur të bandës shqiptare në Angli

l

ledina celo foto

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Besa Shahini ikën nga ministria e Arsimit/Ja kush është femra që do e zëvendësojë

Publikuar

-

Nga

Filimi i vitit shkollor/ Besa Shahini takim me drejtuesit e drejtorive dhe zyrave arsimore vendore

Ashtu siç edhe lajmëroi disa ditë më parë, Besa Shahini është larguar nga posti i ministres së Arsimit.

Mësohet se në postin e ministres së Arsimit tashmë do të jetë Evis Kushi.



VIjon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë në qarqe/ Socialistët raportojnë problematikat, zbardhen kërkesat e kryeministrit

Publikuar

-

Nga

Zgjerimi detar i Greqisë/ Rama tregon dy telefonatat me kryeministrin grek

Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja ekryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë në qarqe.

Mësohet se drejtuesit e qarqeve dhe kanë dhënë vlerësimin e tyre për shërbimin e drejtorive vendore.

Gjithashtu ata kanë raportuar te kryeministri për problematikat e secilës zonë, ku më shumë problematika janë hasur në qarqet e veriut dhe në qarqet e jugut ka një vlerësim më pozitiv.



Nga ana tjetër, kreu i qeverisë ka kërkuar që ata të kenë kujdes te shërbimet për qytetarët, siç janë hipotekat dhe institucionet e tjera.

LEXO EDHE:  Foto/ Zaimina më në formë se kurrë

LEXO EDHE:  10 fotografitë e mrekullueshme të Dua Lipës gjatë 2016

Rama ka kërkuar angazhim maksimal të secilit prej tyre, si dhe një raport për organizimin e kundërshtarit politik./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Franca konfirmon se Navalny “është helmuar me Noviçok”

Publikuar

-

Nga

Franca konfirmon se Navalny “është helmuar me Noviçok”

Presidenca e Francës konfirmoi të hënën se analizat e bëra në këtë shtet kanë arritur në përfundimin se udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, është helmuar me agjentin nervor Noviçok.

Kjo është “në kundërshtim me normat ndërkombëtare për përdorimin e armëve kimike”, thuhet në reagimin e Pallatit Elysee.

Sipas të njëjtit, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar presidentit rus, Vladimir Putin, që urgjentisht të ndriçojë “rrethanat e kësaj vrasjeje në tentativë” dhe “të gjejë përgjegjësit”.

Më herët, Gjermania tha se analizat e pavarura të laboratorëve në Francë dhe Suedi kanë konfirmuar se ka prova se kritiku i Kremlinit është helmuar me Noviçok.

“Ne e përsërisim thirrjen që Rusia të tregojë se çfarë ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë evropianë për hapat e mëtejshëm”, tha përmes një deklarate Qeveria gjermane.

Navalny është sëmurë papritmas gjatë një fluturimi brenda Rusisë, më 20 gusht.



Disa ditë më vonë është dërguar në mjekim në Gjermani, me kërkesë të gruas së tij.

LEXO EDHE:  “Çmenduritë” e motit/ Ja kur duhet t’i bëni pushimet këtë verë

LEXO EDHE:  10 fotografitë e mrekullueshme të Dua Lipës gjatë 2016

Ka ditë që ekspertët gjermanë kanë konstatuar se Navalny është helmuar me Noviçok, por autoritetet ruse kanë refuzuar të nisin hetime, duke thënë se nuk ka prova të fuqishme për helmim.

Më 9 shtator, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se ka shumë mundësi që helmimi është urdhëruar nga zyrtarë të lartë në Moskë.

Ekipi i Navalnyt, të afërmit e tij dhe të tjerë gjithashtu besojnë se autoritetet ruse qëndrojnë pas helmimit. Kremlini i ka mohuar fuqishëm akuzat.

Spitali Charite në Berlin, ku po trajtohet Navalny, tha të hënën se gjendja e tij është duke u përmirësuar dhe se ai “mund të ngrihet tani nga shtrati”./REL

LEXO TE PLOTE