LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kemi zgjedhje, jam i zënë”/ Meta reagon pas përgjigjes së Ramës

26 Qershor 2019, 20:58, Aktualitet CNA
“Kemi zgjedhje, jam i zënë”/ Meta reagon pas

Pas përgjigjes së kryeministrit Edi Rama që nuk ka kohë të shkojë në takimin që e ka thirrur Presidenti Ilir Meta, ky i fundit ka reaguar sërish.

Nëpërmjet zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, Meta ka këmbëngulur se do ta presë kryeministrin nga ora 5 e mëngjesit deri në 13:00 në mesditë.

?Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta i ka ftuar zyrtarisht në takim Kryetarin e Partisë Socialiste dhe Kryetarin e Partisë Demokratike për të biseduar për situatën politike në vend.

Takimi me zotin Basha është fiksuar të zhvillohet nesër, në orën 09:00.

Duke qenë në dijeni që zoti Rama është i zënë me takime, Presidenti do të jetë nesër në zyrë nga ora 05:00 deri në orën 13:00, duke pritur sërish që Kryeministri të gjejë kohë?,-ka qenë reagimi i dytë i Presidencës./CNA.al

Lajmet e fundit nga