LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E ka ndarë Shqipërinë në dy pjesë”/ Dashamir Shehi bën premtimin për të ndalur zgjedhjet

26 Qershor 2019, 21:10, Aktualitet CNA
“E ka ndarë Shqipërinë në dy pjesë”/

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka folur për zgjedhjet e 30 qershorit. Nga studio e ?Open? Shehi u shpreh se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore për të ndalur këtë proces.

Ndërsa shtoi se kryeministri Rama e ka ndarë Shqipërinë në dy pjesë.

“Më 30 Qershor nuk do të ndodhë asgjë e jashtëzakonshme. Ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore për të ndaluar zgjedhjet. Ne kemi një kryeministër që ofendon nga mëngjesi deri në darkë. Ky njeri e ka ndarë Shqipërinë në ne edhe ata. Kush është ky që e ndan Shqipërinë në dy pjesë, por kjo është e turpshme.

Edi Rama vjedh nga mëngjesi deri në darkë për ditë shqiptarët fukarenj. Shqipëria jonë e varfër kështu do jetë edhe për 2-3 dekada nëse vazhdohet kështu.”/CNA.al

Lajmet e fundit nga