LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E akuzoi se ka shpërndarë para në Dibër/ Ministrja e Mbrojtjes padit Bashën

26 Qershor 2019, 20:56, Aktualitet CNA
E akuzoi se ka shpërndarë para në Dibër/ Ministrja e

Menjëherë pas deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili hodhi akuza të forta ndaj ministres se Mbrojtjes Olta Xhçka, ku tha se kjo e fundit ka shpërndarë para me makinë ushtrie në Dibër, që qytetarët të dalin të votojnë, ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Xhaçka shkruan se Basha do të japë shpjegime para gjykatës për llumin që nxjerr nga goja.

Reagimi i plotë i Xhaçkës:

Që Lulzim Basha nuk i mendon e as i kupton pasojat e veprimeve që bën, këtë e mësuam të gjithë, ditën që dogji mandatet dhe e la PD rrugëve. Por, le ta mesojë që veprimet kanë kosto, shpifjet kanë një cmim, kur të shkojë përpara gjykatës për të sqaruar llumin që nxjerr nga goja.

Dhe, sa për zëdhësin lokal të Lulit, gjeneralin e famshëm Gjunkshi, atë e njeh e gjithë Dibra se kush është, nuk ka nevojë të themi ne asnjë fjalë.

Madje, e njeh e gjithë bota, se ia ka dalë të shfaqet dhe në Wikileaks me bëmat e tij. Njerëzit që ka marrë në qafë e mallkojnë përditë.

Asnjë minutë kohë për të humbur me personazhe si këta. E gjithë energjia vetëm me qytetarët dhe për qytetarët. 30 Qershori dita e Shqipërisë që duam për fëmijët tanë./CNA.al

Lajmet e fundit nga