LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncim-Rilindja terrorizon drejtuesit e shkollave/ Presion për të marrë pjesë në zgjedhje

26 Qershor 2019, 12:47, Aktualitet CNA
Denoncim-Rilindja terrorizon drejtuesit e shkollave/ Presion për të

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA.al, ku jepet alarmi se stafi i shkollave po kërcënohet me largim nga puna, nëse nuk marrin pjesë në votimet e 30 Qershorit.

Një Drejtor gjimnazi nga Njësia Administrave Strum, Bashkia Roskovec, ka denoncuar se kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi i ka kërcënuar se nëse nuk do të votojnë do pushohet automatikisht nga puna.

“Majlinda në bashkëpunim me Brikena Hajdinin (ose siç e njohin ne gjimnaz, drejtoresha 50 mijëlekëshe), në ambjentet e ZA-Roskovec,  në një mbledhje urgjente të organizuar të hënën në oren 15:00 ka urdhëruar të gjithë drejtorët shkollave nën juridiksionin e Bashkisë Roskovec që në dt.30/06/2019 të marin pjesë në votime. Në rast se nuk do të votojnë do të jenë të gjithë të pushuar nga puna. Nuk ka poshtërim më të madh për ne kur kërcënohemi në këtë formë”, thuhet në denoncimin e mbërritur pranë redaksisë së CNA.al.

CNA.al ka shkuar edhe më tej, me qëllim, verifikimin e  denoncimit, duke kontaktuar edhe shefen e Zyrës së Arsimit në Roskovec, Brikena Hajdini.

Kjo e fundit fillimisht thotë se nuk është e vërtet që është ushtruar presion ndaj drejtuesve të shkollave për të marrë pjesë në votimet e 30 Qershorit dhe më pas thotë që nuk ka qenë e pranishme në mbledhjen e së hënës, datë 24.06.2019, ora 15.00.

Denoncimi i plotë

Jam Drejtor i një shkolle në Njësinë Administrave Strum, Bashkia Roskovec. Dua të bëj një denoncim publik në këto ditë tmerri para zgjedhjeve. Unë personalisht, nuk e dua Majlindën, ose më saktë e urrej me shpirt, por e dëgjoj nga halli. Ul kokën nga halli dhe bëjmë sikur nuk kuptojmë. Sillemi sikur nuk dimë, sepse kemi fëmijë dhe familje. Majlinda në bashkëpunim me Brikena Hajdinin (ose siç e njohin ne gjimnaz, drejtoresha 50 mijëlekëshe), në ambjentet e ZA-Roskovec,  në një mbledhje urgjente të organizuar të hënënnë oren 15:00 ka urdhëruar të gjithë drejtorët shkollave nën juridiksionin e Bashkisë Roskovec që në dt.30/06/2019 të marin pjesë në votime.

Në rast se nuk do të votojnë do të jenë të gjithë të pushuar nga puna. Nuk ka poshtërim më të madh për ne kur kërcënohemi në këtë formë. Ndihemi të përshtyrë në fytyrë. Jua kerkoj me zemer, ndaloni votimet në 30 qershor, që edhe ne të jetojme të qete. Edhe diçka të fundit, Jo të gjithe drejtorët e shkollave janë të majtë apo duan Majlindën.Faleminderit!/CNA.al

Lajmet e fundit nga