LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha i vendosur/ Asnjë hap pas, nuk do të lejojmë votime farsë  

26 Qershor 2019, 12:36, Aktualitet CNA
Basha i vendosur/ Asnjë hap pas, nuk do të lejojmë votime

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Europës për të tërhequr misionin e vëzhguesve për zgjedhjet e 30 qershorit, në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, Basha rishprehu qëndrimin se me Ramën kryeministër nuk ka për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme.

?Në Shqipëri nuk ka dhe nuk ka për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme për aq kohë sa Edi Rama është kryeministër dhe për aq kohë sa kriminelët e politikës dhe të rrugës që vodhën zgjedhjet në Durrës, Dibër dhe gjithë Shqipërinë të dalin para drejtësisë.

Votimet e 30 qershorit janë nul, janë dhe do të jenë zero.?-tha Basha.

Më tej, kryedemokrati theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit janë

tentativë për grusht shteti i Edi Ramës për të rrëmbyer të gjithë qeverisjen vendore të Shqipërisë, me të njejtat banda dhe kriminelë që ka vjedhur edhe zgjedhjet e 2015-s dhe të 2017-s.

Po ashtu ai u shpreh se ?Opozita dhe qytetarët janë në këmbë në mbrojtje të Kushtetutës dhe demokracisë!?

Lulzim Basha ritheksoi qëndrimin e opozitës kundër zgjedhjeve, ndërsa tha se ?Ne nuk do të lejojmë votime të paligjshme dhe farsë!

Nuk do të lejojmë që në Shqipëri të instalohet përfundmisht regjimi autokratik kriminal i Edi Ramës.

Ne nuk do të lejojmë që Edi Rama t?i shkojë deri në fund planit të tij kriminal për të mbajtur me dhunë pushtetin dhe për të destabilizuar vendin.

Asnjë hap pas!

Ne do t?i dalim për zot Shqipërisë.?-tha ndër të tjera kreu i PD-së, Lulzim Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga