LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla nxjerr zbuluar Bashën/ “U bë kryetar i PD-së me vota të vjedhura”’

26 Qershor 2019, 18:21, Aktualitet CNA
Balla nxjerr zbuluar Bashën/ “U bë kryetar i PD-së me vota

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla gjatë fjalës së tij hapëse të takimit elektoral në qytetin e Elbasanit, deklaroi se në kohën kur opozita vendosi të dalë nga Parlamenti duke djegur mandatet, iu tha Lulzim Bashës të mos e kryejë atë veprim.

Sipas Ballës, Lulzim Basha e ka çuar PD-në në asgjësim dhe ai e di mirë këtë.

Balla theksoi se Basha që flet për blerjen e votave është bërë kryetar i PD-së me vota të vjedhura.

?Mos e hap atë derë or trim, mos shko në atë rrugë or trim sepse po e çon PD-në në asgjesim. Partinë e dytë më të madhe pas PS-së e çoi në asgjësim dhe Lulzim Basha e di mirë këtë. Shumë shpejt do të fitojmë padinë edhe në Gjermanisht. Është qesharake që Lulzim Basha flet për blerjen e votave kur vetë është bërë kryetar partie me vota të vjedhura. Nga ky shesh i them Lulzim Bashës, hiq dorë nga fjala Elbasan sepse sa herë ke përdorur fjalën Elbasan ke thënë Elbasani i krimit. Është Elbasani i qytetërimit?,-tha ndër të tjera Balla./CNA.al

Lajmet e fundit nga