LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë/ Përplasen tre automjete, ndërron jetë i riu

26 Qershor 2019, 06:15, Aktualitet CNA
Aksident i rëndë/ Përplasen tre automjete, ndërron jetë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 18-vjeçari ka ndodhur pak pas mesantës së mbrëmshme në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Sipas, Report TV, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka ndërruar jetë 18-vjeçari Klodian Sharka.

Mësohet se viktima udhëtonte si pasagjer në një automjet tip ‘Benz’ i cili drejtohej nga  kushëriri i tij M. Sharka, 22 vjeç nga Hysgjokaj, Lushnje.

Ndërsa në këtë aksident janë përfshirë edhe një tjetër mjet tip ‘Benz’ që drejtohej nga një tjetër kushëri i viktimës M.Sharka 31 vjeç dhe një mjet tip ‘Jaguar’ i cili drejtohet nga një 33-vjeçar nga Kopliku.

Drejtuesit e tyre kanë pësuar dëmtime dhe tashmë ndodhen në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Lajmet e fundit nga